• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Prokuroria e RMV ngriti aktakuzë për nëntë persona për larje të mbi 9 mln eurove në rastin “Banka Postare”

December 15, 2020
in BALLINA, DREJTËSI, LAJME
Prokuroria në Veles heton tentim për vrasje
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit i ka dorëzuar Gjykatës Penale Shkup aktakuzë kundër nëntë personave për rastin “Banka Postare”. Mes të akuzuarve janë edhe ish kryetari i komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov si dhe biznesmeni Tome Glavçev.

Nga prokuroria informuan se dy të akuzuar ngarkohen për veprën penale keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, ndërsa së bashku me të tjerët kanë kryer vepër penale larje parash. Me veprimet që kanë ndërmarrë të akuzuarit, në mënyrë të paligjshme janë lëshuar para në qarkullim në vlerë prej mbi 9 mln euro, prej fillimit të vitit 2001 deri në fund të 2004-tës.

Në këtë rast theksohet edhe se një pjesë e të akuzuarve, kanë tërhequr kredi prej bankës Eurostandard në vlerë prej 244.000.000 denarë apo 3.967.480 euro dhe si garanci për tërheqjen e kredisë kanë lënë aksionet që kanë qenë të evidentuara në emër të tyre në bankë. Kreditë nuk janë kthyer dhe Eurostandar është bërë pronare e aksioneve.

“Në procedurën gjithëpërfshirëse hetimore, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsione i ka dorëzuar Gjykatës Themelore Penale – Shkup aktakuzë kundër nëntë personave. Të akuzuarve K.S, T.G, dhe R.D ngarkohen se kanë kryer vepër penale në vazhdimësi keqpërdorim të detyrës dhe kompetencave zyrtare, ndërsa së bashku me të akuzuarit e tjerë Z.Sh, V.SH, V.D, V.P, G.K dhe Z.M kanë kryer edhe veprën penale larje parash dhe të ardhurave të tjera që është vepër penale sipas Kodit Penal”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria Speciale Publike (PSP) hapi rastin “Banka e Postës” në vitin 2018. Për shkak të kohës së kaluar, personave Lubço Georgievski, Marjan Gjorçev, Nikolla Gruevski, Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitriovski, është bërë vjetërsim i ndjekjes penale për vepër penale “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

Sipas PSP-së, organizator i grupit keqbërës ka qenë Lubço Georgievski në kohën kur ka qenë kryetar i Qeverisë së Maqedonisë në vitin 2001, Marjan Gjorçev kur ishte zëvendëskryeministër, dhe Nikolla Gruevski si ministër i Financave, të cilët duke e pasur për qëllim të kontrollojnë funksionimin faktik të “Bankës së Postës”, kanë organizuar themelimin e Bankës, krahas “Postës së Maqedonisë” e cila ka qenë nën pronosi të shtetit, dhe të marrin pjesë edhe personat juridik të cilët i kanë përzgjedh ata – “Noel Eksport –Import” – Gjevgjeli dhe shtëpia Botuese “Evropa 92” – Koçan.

Të dyshuarit, pronari i “Noel Eksport- Import”, Tome Gllavçev dhe pronari i Shtëpisë Botuese “Evropa” – Koçan, Ratko Dimitrovski, me kreditë të tërhequra nga tre banka, i ka paguar shpenzime themeluese në “Bankën e Postës”, me çka drejtori gjeneral i Shoqërisë Aksionare “Banka e Postës”, Kolle Smillevski ka mundësuar kreditim të personave juiridik “Noel Eksport – Import” – Gjevgjeli dhe “Evropa 92” – Koçan dhe personave të tjerë që lidhen me ata. Të gjitha mjete e siguruara nga kreditet e “Bankës së Postës” janë transferuara në llogaritë e dy personave juridik dhe janë përdorur për kthimin e krediteve të para.

Bëhet fjalë për kreditim indirekt të shpenzimeve themeluese me mjete të bankës e cila themelohet, që është në kundërshtim me ligjin e bankave dhe paraqet vepër penale “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

Respektivisht, të dyshuarit Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitriovski kanë shfrytëzuar pozitën e tyre në “Bankën e Postës”, kanë bërë që i dyshuari Kolle Smillevski të mundësojë miratim të më shumë kredive të personave juridik “Noel” dhe “Evropa 92”, si dhe shoqërive aksionare të cilat kanë qenë të lidhura direkt me ata.

Kreditet e dyta menjëherë i kanë transferuar në llogarinë e “Noel” dhe “Evropa 92”, të cilat i kanë shfrytëzuar për qëllime personale. Për të gjitha këto krediti janë marrë vesh që të mos kthehen fare në Bankë, me çka është sjellë dobi për “Noel” dhe “Evropa 92”, kurse Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski, dhe Kolle Smillevski kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare”.

Sa i takon zbulimit të faktit se mjetet e parave të cilat dalin nga kreditet e marra ilegale, si dhe fakti se aksionet e “Bankës së Postës” i kanë ndarë në mënyrë ilegale, të dyshuarit Tome Gllavçev dhe Ratko Dimitrovski në periudhën kohore 2005-2010 kanë ndërmarrë veprime për larje parash dhe veprime të tjera nga vepra penale.

 

burim:  Portalb.mk.

Next Post
Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë

Mariçiq: Përgatitja e Ligjit të ri për ndërmjetësim është në fazën përfundimtare

Zaharieva për Welt: Nuk është e vërtetë që ua mohon identitetin maqedonasve, mbi 80.000 maqedonas kanë marrë nënshtetësi bullgare 10 vitet e fundit

Zaharieva për Welt: Nuk është e vërtetë që ua mohon identitetin maqedonasve, mbi 80.000 maqedonas kanë marrë nënshtetësi bullgare 10 vitet e fundit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom