• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

Panel i CIVILit për regjistrimin e popullsisë: “Regjistrimi: Mes politikës dhe Statistikave”

December 10, 2020
in AKSION, BALLINA, POLITIKË
Panel i CIVILit për regjistrimin e popullsisë: “Regjistrimi: Mes politikës dhe Statistikave”
Share on FacebookShare on Twitter

CIVILi në kornizat e  Festivalit të Lirisë organizon një panel diskutimi me titull “Regjistrimi: Mes Politikës dhe Statistikave” më 11 dhjetor, e premte, me fillim në ora 15, në hotelin Park Rezidence.

Paneli do të mbahet me prani fizike të pjesëmarrësve, me respektimin e rreptë të protokolleve të mbrojtjes nga Covid-10. Pjesëmarrës në panel do të jenë Donço Gerasimovski, ish-drejtor i Zyrës Shtetërore të Statistikave, Apostoll Simovski, drejtor aktual i Zyrës Shtetërore të Statistikave dhe Xhabir Deralla nga  CIVILi. Paneli do të moderohet nga Dijana Tahiri nga CIVILi.

Regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa tentimi i fundit  për  regjistrim në vitin  2011 u ndërpre për shkak të politizimit të procesit. Qeveria e re planifikon  regjistrimin e radhës  në prill të vitit 2021. Diskutimet e tensionuara dhe të politizuara në opinion mbi këtë temë tashmë kanë filluar dhe me një diskutim të hapur panel, CIVILi do të kontribuojë në nevojën e lënies së politikës jashtë statistikave.

Konferenca do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen, si dhe në YouTube video kanalin e CIVILit, i cili i fton mediat dhe të gjithë të interesuarit ta ndjekin dhe të marrin lirisht përmbajtje që do të dalin nga konferenca.

Ngjarja organizohet në korniza të Festivalit të Lirisë i cili filloi më 25 nëntor, kur organizata me punë shënoi 21 vjetorin e formimit. Në periudhën e mbajtjes së Festivalit gjenden edhe Dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara ( 3 dhjetor) dhe Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit (9 dhjetor).

Ngjarja është pjesë e projektit “Evropa është shtëpia jonë”, i mbështetur nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë. Festivali i lirisë është ngjarje multimediale në suazat e projektit “Objektivi qytetar”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (SHBA), si dhe nga Programi Civika Mobilitas, i mbështetur nga agjencia Zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim.

Next Post
Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë

Mariçiq: Pres që metodologjia për pastrimin e gjyqësorit të miratohet më 28 dhjetor

Kuvendi do të ketë shumicë për votim

Ligji për regjistrim kaloi në lexim të parë të Komisionit për Çështje Evropiane

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom