• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Në qendrat kovid në Klinikat interne do të dërgohet numër shtesë i mjekëve

December 10, 2020
in BALLINA, COVID-19, LAJME
Numri i të infektuarve të rinj mbi një mijë, në klinikat interne të Shkupit ka krevate të lira
Share on FacebookShare on Twitter

Për 24 orë, 46 persona në vend vdiqën nga komplikimet nga Kovid-19, shumica e të cilëve – 19 janë nga Shkupi. Janë regjistruar 504 raste të reja nga 1470 teste të kryera dhe 731 pacientë të rikuperuar, thuhet në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i personave pozitivë dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin arrin 1376, kurse ka rreth 160 shtretër spitali të zbrazët në qendrat kovid.

Trajtimi i të sëmurëve, gjendja e kapaciteteve të qendrave kovid dhe rotacionet me personelin ishin temat e takimit të djeshëm të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe me drejtorët e Klinikave interne.

“Në takim u shqyrtua edhe situata për qasjen e terapisë spitalore për pacientët kovid që janë të shtruar në spital. Përkundër kërkesës së shtuar për një numër të caktuar ilaçesh, shpërndarja e terapive është duke vazhduar dhe nuk ka vonesë. Për disa ilaçe të përdorura në spitale, konsumi është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sasitë e kërkuara dorëzohen dhe nuk ka mungesë të ilaçeve. Për momentin ka vende të lira në klinikat interne, monitorohet situata me numrin dhe pranimin e pacientëve dhe nëse paraqitet nevoja, do të hapen kapacitete shtesë për kujdesin e pacientëve kovid”, kumtuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Lidhur me kuadrin, informon se një numër shtesë i mjekëve do të dërgohen në të gjitha qendrat kovid të klinikave interne.

Ministri Filipçe u takua dje me Patricia Di Xhovani, përfaqësuese e UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, u bisedua për furnizimin e vaksinave kovid përmes mekanizmit Kovaks dhe rolin e UNICEF-it në atë proces.

Di Xhovani në emër të UNICEF-it vuri në dukje avantazhet e pjesëmarrjes së kësaj organizate në sjelljen e vaksinës nga prodhuesit deri në vendin tonë, siç janë transporti, përcjellja e mallrave, sigurimi i lejeve për transit, gjithçka që do të thotë mbështetje logjistike, si dhe sigurim i “Zinxhirit të ftohtë” për shpërndarjen e sigurt të vaksinave në vend.

Ministri i Shëndetësisë tha se i njeh avantazhet dhe se do t’i marrë parasysh kur do të vendoset se kush do ta kryejë dorëzimin e vaksinave në vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë arrin 69954, numri i pacientëve të rikuperuar 46352, numri i vdekjeve 2023 dhe numri i rasteve aktive është 21579.

Next Post
Vazhdojnë porositë kundër bllokimit të procesit eurintegrues të Maqedonisë së Veriut

Shkupi kërkon zgjidhje pa kontestim të identitetit maqedonas, Sofja konfirmon se nuk na ka vënë veto për BE

Çerneva: Sofja është plotësisht e vetme në kontestin me Shkupin

Çerneva: Sofja është plotësisht e vetme në kontestin me Shkupin

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom