• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Samiti i nëntë i “Maqedonia 2025”

December 1, 2020
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Samiti i nëntë i “Maqedonia 2025”
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shkup sot në formën digjitale fillon Edicioni i nëntë i Samitit Maqedonia 2025. Në fokusin e Samitit janë reformat ekonomike dhe rimëkëmbjet ekonomike, ndërsa pritet të përfshijë mbi 400 përfaqësues të lartë të institucioneve dhe organizatave, diplomatë, drejtorë ekzekutiv, sipërmarrës, anëtarë të akademisë dhe liderë të rinj.

Për sot është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit Zoran Zaev. Ai së bashku me ambasadorin e BE-së Dejvid Gir do të marrë pjesë panel sesionin me temë “Bota në krizë: Reformat ekonomike dhe marrëdhëniet globale në EJL”. Është paralajmëruar edhe kyçja onlajn e ambasadores së SHBA-së në vend Kejt Mari Bërnz.

Në Samiti do të diskutohet mbi pandeminë dhe krizën shëndetësore dhe ekonomike, si tema të pashmangshme në të gjitha tubimet dhe konferencat, por do të përqendrohet në rimëkëmbjen ekonomike, reformat ekonomike, si dhe paraqitjen e shembujve të suksesshëm dhe praktikat më të mira të kompanive në vend dhe botë. Do të diskutohen për reformat ekonomike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike, si të ndërtohet një biznes i suksesshëm në një vend në zhvillim dhe do të diskutohet fuqia e kompanive me një kulturë të orientuar drejt njerëzve.

Ndër folësit në Samit do të jenë: Endi Pejkof, themelues i ndërmarrjes më të madhe të ujit në botë “Niagara Botling”, një nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Kanada me origjinë nga Maqedonia Susan Niçovski, Hardi Pemhiva, drejtoreshë ekzekutive e “Ekonet Global Limited” në Afrikën e Jugut, Grupacioni i së cilës përpiqet të ndërtojë biznese të qëndrueshme me një kontribut pozitiv për shoqërinë dhe shumë të tjera.

Në kuadër të Samitit, i cili do të zgjasë deri më 3 dhjetor, është planifikuar një ngjarje me presidentin Stevo Pendarovski dhe të rinj të suksesshëm maqedonas mbi inovacionin dhe kodimin.

Samiti do të hapet nga kryetarja e Bordit të drejtorëve të Maqedonisë 2025, Vera Stavrof dhe drejtoreshës ekzekutive, Mikica Mojskoska Bllazhevski.

Next Post
VMRO-DPMNE paralajmëron  protestë sot, sipas LSDM opozita nuk mund dhe nuk dëshiron të ndihmojë shtetin

VMRO-DPMNE dhe veturat sot përsëri do të bllokojnë Shkupin

Derkoski: Zgjedhjet nuk paraqesin “klaster” për përhapje të virusit

Derkoski: Zgjedhjet nuk paraqesin “klaster” për përhapje të virusit

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom