Situata është nën kontroll dhe të gjithë që kanë shfaqur simptoma më serioze ose kanë nevojë për trajtim spitalor menjëherë u është ndërprerë vuajtja e dënimit dhe janë dërguar për trajtim spitalor, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq kur u pyet për situatën me KOVID-19 nëpër burgje, pas vizitës së sotme në SHNP Shtip.
Ai theksoi se të premten i ka kumtuar informacionet që kishte dhe se më shumë detaje mund të gjenden në Drejtorinë për përmbarimin e sanksioneve.
“Në atë moment kishte tetë të burgosur të sëmurë në Idrizovë dhe rreth 60 të izoluar. Disa nga ata të burgosur do të transferohen në burgje të tjera për t’u siguruar trajtimin e duhur në mënyrë që të sigurohet izolimi i duhur”, tha Mariçiq.
I pyetur se sa para nga buxheti i vitit 2021 u janë caktuar partive politike, Mariçiq tha se Ministria po vepron në përputhje me ligjin, i cili përcakton saktësisht se sa para marrin partitë, për të cilat është më e rëndësishme të përdoren në mënyrë të ligjshme.
“E dini që koncepti i financimit të partive politike është krijuar shumë vite më parë, kryesisht si një pengesë për ndikimin e mundshëm politik në sektorin e biznesit ose huazimin e partive në sektorin e biznesit. Ideja është të ketë financim të rritur publik në mënyrë që të mos ketë presion apo probleme të tilla siç kanë qenë në të kaluarën. Kjo ishte pjesë e procesit të Përzhinos dhe ky është rezultat i atyre bisedimeve”, deklaroi Mariçiq.
Ai theksoi se, për shkak të krizës së KOVID-it, është bërë zvogëlim i konsiderueshëm i atyre mjeteve dhe se më në fund me ribalancin këtë vit ka arritur shifër prej 30 për qind të mjeteve të reduktuara, krahasuar me vitin paraprak.
Lidhur me problemin kronik me numrin e vogël të gjykatësve dhe prokurorëve publik, Mariçiq vuri në dukje se strategjitë e burimeve njerëzore si për zyrën e prokurorit publik ashtu edhe për gjyqësorin u miratuan disa javë më parë.
“Ne e dimë që aktualisht pika e vetme e hyrjes në sistemin gjyqësor është Akademia për Gjyqtarët dhe Prokurorët Publikë. Aktualisht, 60 kandidatë janë duke dëgjuar mësimin dhe konkursi për 97 vende të reja është duke u zhvilluar. Besoj se me atë program aktual dhe ndoshta programin e ri të adaptuar për bashkëpunëtorët profesionistë në gjykata dhe prokurori, mund të fitojmë staf të ri në një periudhë të shpejtë deri në një vit më së voni, i cili do të plotësojë këto pozicione në gjyqësor”, tha Mariçiq.
Lidhur me përmbaruesit, Mariçiq, tha se nuk duhet të harrohet pse original është zhvendosur përmbarimi nga gjykatat te përmbaruesit.
“Kjo ndodhi sepse kishte përmbarim jashtëzakonisht joefikas të aktvendimeve. Pra, ideja e përmbarimit është që të lejojë qarkullim të ekonomisë, të sektorit të biznesit të mos shmangë borxhet, të mos dështojnë kompanitë për të shmangur borxhet dhe kjo është ideja themelore. Mendoj se problemi kryesor i qytetarëve është mbase shuma e atyre shpenzimeve shtesë të përmbarimit të cilat ishin me të vërtetë të paarsyeshme dhe mendoj se gati 90 për qind e shpenzimeve të tyre janë ulur dhe kjo duhet ta amortizojë këtë situatë”, tha Mariçiq.
Me rëndësi është, tha ai, të kemi mekanizëm sipas të cilit do të përmbarohen aktvendimet dhe do të paguhen borxhet, i cili do të jetë human dhe gjithashtu do të mundësojë korrektësi në pagesën e shpenzimeve.