Kryetari i Prilepit Ilija Jovanovski dhe Shtabi Komunal i Krizës nga Shtabi kryesor i Krizës kërkojnë ashpërsim të masave dhe vendosjen e masave kufizuese shtesë për mbrojtje nga pandemia me Kovid-19, të cilat kanë të bëjnë në të gjithë territorin e komunës për shkak të gjendjes jashtëzakonisht të përkeqësuar dhe shqetësuese. Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, megjithatë, ka dilemë rreth vendosjes së karantinës në komunë, sepse vlerëson se kjo do të kishte pasoja të rënda mbi ekonominë lokale të Gostivarit, por, si mjek, vlerëson se vendosja e masës së tillë restriktive është e domosdoshme.
“Ajo që është shqetësuese dhe alarmante është se në njëzet ditët e fundit në mënyrë drastike dhe rapide po rritet numri i të infektuarve të rinj, të hospitalizuar dhe, për fatkeqësisht, personave të vdekur. Me qëllim që ta parandalojmë këtë tendencë të frikshme të përhapjes së infektimit, Shtabi Komunal i Krizës nga Shtabi kryesor i Krizës kërkon ashpërsim të masave dhe vendosjen e masave kufizuese shtesë, të cilat kanë të bëjnë në të gjithë territorin e Komunës së Prilepit”, tha dje Jovanovski.
Kryetari i Gostivarit dje porositi se ka dilemë e cila krijohet nga funksioni kryetar i komunës dhe profesionit mjek.
“Si kryetar komune nuk jam për karantinë vetëm për shkak të mbijetesës financiare të qytetarëve. Ndërsa si mjek pa dyshim dhe është qartë, se që nesër duhet të kërkojmë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria karantinë për Gostivarin. Komuna e ynë ka shumë kapacitete të fabrikave, këtu njerëzit ekzistojnë nga bizneset e vogla, dyqane për tregti, kafene dhe punëtorët kryesisht fitojnë mëditje. Do të ishte katastrofike që ato biznese të mbyllen për një muaj, pasi nuk kemi rezerva shtetërore për qëllime të tilla”, tha Taravari.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, megjithatë, paralajmëroi se nga e hëna 12 mjekë dhe 20 infermiere shtesë do t’i përforcojnë ekipet ushtarake të cilët aktualisht ndihmojnë në shëndetësi për përballje me pandeminë.
Nga rastet e reja të të infektuarve me Kovid-19, 472 janë nga Shkupi, nga Manastiri 87, Prilep-78, Tetovë-61, Kumanovë-58, Ohër-47, Shtip-43, Strumicë-39, Strugë-29, Kavadar dhe Veles nga 32, Kërçovë-26, Gostivar-22, Sveti Nikollë dhe Resnje nga 17, Koçan-15, Dellçevë-12, Negotinë-11, Probishtip, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 10, Berovë-9, Kriva Pallankë-6, Vallandovë-5, Vinicë, Dibër, Kratovë, Radovish dhe Krushevë nga dy, Pehçevë dhe Gjevgjeli nga një.
Gjithsej numri i të diagnostikuarve në vendin tonë, që nga fillimi epidemisë arrin në 58.608, numri i pacientëve të shëruar është 36.064, të vdekurve 1.630, ndërsa numri i rasteve aktive arrin në 20.914.
Në Shkup 10039 raste aktive prej të cilave pjesë më e madhe 1488 janë nga Gazi Baba pas çfarë vijojnë Aerodromi me 1460 dhe Kisella Voda me 1235. Në Prilep ka 1040 raste aktive, Tetovë – 977, Kumanovë – 940, Gostivar – 856, Manastir 839,…
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në vend është 1314 dhe ka rreth 130 shtretër të lirë në qendrat kovid.
Për momentin Klinikat interne disponojnë me rreth 190 shtretër spitalorë të furnizuar me oksigjen. Dje u hap edhe kovid – qendra në Klinikën për vesh, hundë dhe fyt, ku do të mund të vendosen plotësisht 50 të sëmurë. Mbeten në disponim edhe kapacitetet në pjesën e Klinikave kirurgjike të cilat sipas nevojës do të hapen në disa ditët në vijim.
Gjithsej në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” ka rreth 350 shtretër për kovid pacientë të sistemuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile dhe në Klinikat interne – Klinikën për dermatovenerologji, Klinikën për sëmundje të syve, Klinikën për nefrologji, Klinikën për gastroenterohepatologji dhe Klinikën për neurologji, si dhe në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC. Plotësisht 110 shtretër ka në SPQ “8 Shtatori”, ndërsa 40 në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët – Kozle.
Në qendrat kovid në spitalet në vend raportohet se trajtohen gjithsej 836 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj koronavirusit. Në Spitalin në Manastir trajtohen 65 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19, ndërsa në Spitalin në Shtip trajtohen 57 pacientë. Në Repartin Infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, në Veles 64 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 119 pacientë pozitivë dhe suspektivë ndaj Kovid-19. Në qendrën kovid në Ohër trajtohen 110 pacientë, në Prilep 115, në Gostivar 59, ndërsa në Strugë 29 të sëmurë. Në Spitalin në Strumicë trajtohen 81 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 20, në Kavadar 39, ndërsa në Gjevgjeli 13 persona pozitivë ndaj koronavirusit.