Është hapur laboratoria për menaxhment të krizave në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihailo Apostolski”, një pjesë e projektit NIKS në Akademinë ushtarake dhe Qendrën për menaxhim me krizat në bashkëpunim me NATO-n – Programi shkencë për paqe dhe siguri, qëllimi i së cilës është digjitalizimi i sistemit për menaxhim me krizat dhe këmbimit të shpejtë të të dhënave dhe informatave për gjendje të caktuar të krizës.
Në hapësirë të hapur fjalim mbajti u.d. drejtori i Qendrës për menaxhim me krizat Stojançe Angelov i cili tha se njëra nga masat më bashkëkohore që zhvillohen në fushën e menaxhmentit të krizave në vend është implementimi dhe zbatimi i ueb-platformës së bazuar komunikuese “Gjenerata e ardhshme e Sistemit për komandim dhe menaxhim me incidentet” (Next-Generation Incident Command System – NICS).
“NICS platforma shërben për shfaqje hapësinor të të dhënave me qëllim të ballafaqimit me ngjarjet dhe paraqitjet në kohën reale, megjithatë duke mundësuar komunikim të shpejtë dhe efikas dhe koordinim mes subjekteve të Sistemit për menaxhim me krizat gjatë sjelljes së vendimeve për ballafaqim efikas, ndërsa njëkohësisht informim i plotë dhe i vërtetë i mediumeve dhe qytetarëve në drejtim të ngritjes së vetëdijes dhe kuptimit të rreziqeve”, sqaroi Angelov.
Implementimi i tërësishëm i NICS, siç kumtoi, do të realizohet deri në fund të vitit 2021, me çka, siç potencoi, shteti do të ketë në dispozicion sistem digjital funksional për menaxhim me krizat nga gjenerata më e re.
Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska theksoi se ky softuer u jep mbështetje plotësuese të gjitha institucioneve të cilat obligohen të bashkëpunojnë dhe u jep shans të jenë më efikas dhe më të shpejtë edhe në koronakrizën dhe në të gjitha fatkeqësitë tjera natyrore.
Me këtë NIKS sistem i cili është rezultat i pjesëmarrjes sonë në programin e NATO-s “Shkencë për paqe” edhe përpjekjet e akademisë ushtarake, të QMK-së dhe laboratorisë Linkoln mendoj se tregon që investojmë në teknologjitë përparuese të cilat do të jenë bazë e funksionimit tonë”, tha Shekerinska.
Anëtarësimi në NATO dhe ngjarjet e lidhura me koronakrizën, theksoi, na treguan se Aleanca me të vërtetë beson në aleancën dhe se parimi të gjithë për një – një për të gjithë, nuk është vetëm fjalë, por është aksion.
Shekerinska shtoi se të gjitha institucionet do të duhet të mësohen me sistemin dhe se ai nuk do të jetë i lehtë. Informon se 1100 të punësuar nga institucione të ndryshme tashmë janë trajnuar. Por, tani, shton, duhet të gjitha institucionet praktikisht ta shfrytëzojnë, ta plotësojnë dhe të shikojnë se me të vërtetë edhe pse do ta ndryshojë mënyrën e punës së tyre se është dashur atë ndryshim ta bëjmë.
“Paralelisht me vendosjen e NIKS punojmë, veçanërisht QMK, me vendosjen e numrit të vetëm 112 – ai është numër që do të thirret në rast të krizave, edhe në qoftë se bëhet fjalë për zjarr, për ndihmë të parë ose polici, ku për momentin kemi tre, katër numra të ndryshëm të cilët i kërkojmë.
Qëllimi është, siç shtoi, ky sistem të centralizohet, të ketë një qendër operative, në një vend të mblidhen të gjitha informatat dhe të gjitha institucionet t’i posedojnë të gjitha informatat.
“Aspak nuk do të jetë e lehtë dhe do të duhet t’i bindim edhe njerëzit të cilët punojnë në institucione se ndryshimi është për të mirën e të gjithëve. Do të nevojiten shumë përpjekje dhe presion që të mësohen, ndryshimet nuk janë gjithmonë të lehta, por janë të domosdoshme”, përfundoi Shekerinska.