• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi

November 24, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot deklaroi se opozita në kohë është njoftuar me idenë për propozimin për punë në distancë të deputetëve në rast të Kovid-19 dhe vetizolim duke potencuar se  plotësimi i Propozimit në Rregulloren e Kuvendit  ka të bëjë me deputetët të cilët do të kenë vendim  nga institucioni përkatës dhe nëse gjendja u lejon të kyçen onlajn, gjegjësisht  nëse janë raste asimptomatike ose me simptoma të lehta në shërim shtëpiak.

“Thirrja deri te deputetët e opozitës është të mbesin të kyçur në punën e  Kuvendit. Në kohë janë kumtuar të gjitha idetë. Tre muaj flasim për atë. Kuvendi tërësisht  nuk do të punojë onlajn. Kjo nuk është ideja”, deklaroi Xhaferi për MIA-n.

Sipas tij, që të ofrohet përgjigje adekuate për Kuvend funksional, duhet të ketë vullnet politik.

Për paralajmërimet e deputetëve opozitar se nuk do të marrin pjesë në punën e koordinimeve dhe në disa seanca, Xhaferi  thekson se Kuvendi  duhet të jetë funksional, atë që të gjithë kanë bërë përpjekje në fushatat e tyre. Thekson  gjithashtu  se kjo është situatë specifike e pandemisë e cila nuk duhet të shfrytëzohet për qëllime tjera.

Gjatë kësaj jave sipas njeriut të parë të shtëpisë ligjdhënëse do të kthehen në punë deputetët të cilët ishin pozitivë  në Kovid-19 ose në vetizolim, ashtu që mund të pritet  shumica  të ketë 61 vota. Megjithatë paralajmëron se ajo asnjëherë nuk dihet  duke e pasur parasysh pandeminë, por edhe rrethanat tjera. Sipas Xhaferit, propozimi, i cili është në procedurë të shkurtuar, pas votimit të nevojës nga sjellja, duhet të kalojë në Komision, ndërsa pastaj sërish të kthehet në votim në seancë plenare, ashtu që nuk dihet  saktë se kur mund të sillet.

Ai konfirmon se  plotësimin e  Rregullores  së shumicës qeveritare mund ta sjellë edhe  pa mbështetje të opozitës, sepse ka nevojë  për diçka të tillë. Duke e arsyetuar këtë qëndrim Xhaferi  ka potencuar se  ka punë dhe ligje të cilat janë kushtëzuar nga pandemia me Kovid-19 dhe duhet të votohen  duke shtuar se  mosdhënia e mbështetjes nga ana e opozitës për to nuk është në bashkëngjitje të tyre.

Në propozim nuk ka asgjë të qartë se  puna onlajn do të jetë vetëm përderisa deputetët janë pozitivë në Kovid-19 ose në vetizolim por: “derisa  prania e deputetit në seancën e Kuvendit  paraqet rrezik për shëndetin e  deputetëve tjerë, deputeti është i obliguar për atë menjëherë ta njoftojë  se në seancë do të marrë pjesë  dhe vendosë në distancë”. Në atë rast  deputeti njëkohësisht  në mënyrë elektronike  i dorëzon  kryetarit dokument nga organi kompetent me të cilin konfirmon se nuk mundet  personalisht të marrë pjesë në seancë në Kuvend.

Kryetari i Kuvendit, i cili është edhe propozues i plotësimit, thotë se nëse opozita ka vërejtje në këtë kuptim duhet t’i dorëzojë  dhe ato të shqyrtohen,

Ai përsërit se nga  dorëzimi formal  i propozimit  më 16 nëntor, për çka ideja ishte diskutuar tre muaj, kanë kaluar dhjetë ditë, ndërsa shtatë ditë  deri te vënia e  rendit të propozuar të ditës për seancën të enjten.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dorëzoi propozim për plotësim të Rregullores për punë në Kuvend me çka u është mundësuar deputetëve me Kovid-19 ose në vetizolim të mund të kyçen  onlajn në vendosjen e  seancave plenare  dhe në seancat e  trupave të punës.

Në lidhje me vërejtjet e mediumeve se nuk kanë mundësi për  raportim dhe transmetim të seancave  nga komisionet kuvendore, Xhaferi thotë se bëhen përpjekje  të pajisen sallat 3 dhe 4 në Kuvend që të mund të ndërmerret transmetimi dhe të ketë fotografi direkte.

Next Post
Kërzhallovski: Duhet ta tejkalojmë intolerancën politike dhe dallimet

Kërzhallovski: Duhet ta tejkalojmë intolerancën politike dhe dallimet

Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë

Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom