• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Shahpaska: Presim përgjigje nga ministritë për propozimin e diela të jetë ditë jo pune

November 24, 2020
in BALLINA, LAJME
Shahpaska: Presim përgjigje nga ministritë për propozimin e diela të jetë ditë jo pune
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska sot në seancë qeveritare do të kërkojë nga kolegët e saj në resoret tjerë për shtatë ditë të dorëzojnë mendime për draft versionin e ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie pune, që kanë të bëjnë me propozimin e diela të jetë ditë jo pune.

Shahpaska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, nuk kumtoi saktë se cilat sugjerime të MPPS-së  në cilat sektore ose veprimtari e diela të jetë ditë jo pune, por tha se ndryshimi kryesor është në Ligjin për marrëdhënie pune në nenin 134 ku definohet se e diela është ditë jo pune përderisa me ligj tjetër ose marrëveshje kolektive ndryshe nuk është zgjedhur, ndërsa ministritë tjera duhet t’i bëjnë ndryshimet në ligjet e tyre materiale dhe t’i përkthejnë në vendime më tutje.

Shahpaska sqaron se për shembull Ministria e Ekonomisë ka pjesë më të madhe të ligjeve të cilat kanë të bëjnë në rregulimin e materialeve.

“Para se gjithash, flas për hotelierinë, për tregtinë, për turizmin…Këto janë fusha të cilat janë lëndë e rregullimit në Ministrinë e Ekonomisë. Plotësisht, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i rregullon fushat në pjesën e transportit publik i cili funksionon edhe të dielën, rreth asaj  se si do të jetë përfshirja nëse të gjithë do të punojnë, pa ndërprerë si në një ditë pune të zakonshme…MSHIA rregullon disa fusha. Si MPPS dhe në bazë të analizave vlerësuam dhe kuptuam se mediumet nuk janë  rregulluar…Dhe prej këtu  në këtë ligj sistematik kemi dhënë disa kahëzime se si duhet të lëvizë  definimi i këtij ligji. Duhet të theksoj se pas sjelljes së këtij ligji duam të ketë periudhë të mençur, të domosdoshme, që edhe ministritë e tjera i përshtatin ligjet e tyre materiale me këtë vendim”, deklaroi Shahpaska  pas konferencës së sotme për shtyp për buxhetin e MPPS-së.

Gjatë përgatitjes së këtij versioni  të ligjit MPPS ka pasur konsultime ndërresore dhe ndërsektoriale, ndërsa sipas saj, qëndrimi në pjesën e asaj se cilat veprimtari dhe cilat fusha në jetesën shoqërore  do të përjashtohen me këtë ligj duhet së bashku  të ndërtohet.

Edhe krahas asaj që e diela të jetë ditë jo pune duhet të sigurohet funksionim i pandërprerë i funksioneve vitale të rëndësishme të shtetit, gjegjësisht mbulim 24 orësh  i atyre veprimtarive  të cilat janë të domosdoshme për shtetin si: shëndetësia, policia, shërbimet e zjarrfikësve, shërbimet komunale të cilat janë nën ingerenca të komunave dhe të tjera.

Next Post
Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi

Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi

Kërzhallovski: Duhet ta tejkalojmë intolerancën politike dhe dallimet

Kërzhallovski: Duhet ta tejkalojmë intolerancën politike dhe dallimet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom