• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Boçvarski: Investojmë në fqinjësi të mirë, 50 milion euro për lidhshmëri rrugore me Bullgarinë

November 24, 2020
in BALLINA, LAJME
Boçvarski: Investojmë në fqinjësi të mirë, 50 milion euro për lidhshmëri rrugore me Bullgarinë
Share on FacebookShare on Twitter

Investojmë 50 milion euro në infrastrukturën rrugore për lidhshmëri me Bullgarinë, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, gjatë aktiviteteve për rindërtim të rrugës Tërstija-Biglla.

Boçvarski theksoi se me investimet në rrugë të reja  në rajonin lindor janë investimet në fqinjësinë e mirë dhe se do të mundësojnë lidhshmëri më të mirë dhe bashkëpunim të komunave, bizneseve dhe qytetarët nga të dyja anët e kufirit.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, citoi Boçvarski, si asnjëherë  deri tani investon në ndërtimin e rrugëve të reja në rajonin lindor. Tashmë është ndërtuar pjesa e parë e rrugës eksprese Shtip-Koçan, ndërtohet pjesa e dytë e kësaj rruge  e cila është shumë e rëndësishme  për lidhje të Shtipit dhe Koçanit, por edhe për lidhje  të këtij rajoni me vendkalimin kufitar me Bullgarinë. Tashmë është rehabilituar edhe rruga nga Makedonska Kamenica deri në Dellçevë, ndërsa punohet edhe në këtë rrugë alternative deri në Dellçevë nga Vinica.

“Në këtë rajon dhe në akset rrugore të cilat direkt e lidhin Republikën e Maqedonisë së Veriut investojmë  50 milion euro në infrastrukturën rrugore për lidhje të komunave dhe sektorit të biznesit nga të dyja anët e kufijve, ashtu që ne investojmë  në fqinjësi të mirë dhe në infrastrukturën rrugore. Më duhet ta përmen edhe transitin  nëpër Dellçevë dhe aksin rrugor nga Dellçeva deri në Zvegor me çka japim  pasqyrë të re të tërësishme  në infrastrukturën rrugore në rajonin lindor me çka lidhemi edhe me Republikën e Bullgarisë”, deklaroi Boçvarski.

E rehabilituam, plotësoi ai, edhe aksin rrugor nga Berova deri në Klepalo, ku  njëra nga çështjet dhe interesat e të dy shteteve është të hapet edhe një vendkalim që do të jetë i rëndësishëm për të dy shtetet. Në komunikim të ndërsjellë dhe bashkëpunim jam i bindur se  mund të japim  kontribut në përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve, lidhshmërinë, afrimin, por edhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Boçvarski.

Ai paralajmëroi edhe aktualizim të sërishëm të ndërtimit të hekurudhës drejt Bullgarisë, procedurë e re për zgjedhje të kontraktuesit për akset rrugore Kumanovë-Beljakovc dhe Beljakovc-Kriva Pallankë. Pas ndërprerjes së  ndërtimit të fazës së parë dhe tërheqja e kontraktuesit  të punëve bëhet analizë se cila pjesë është përfunduar që pjesa tjetër të bëhet pjesë e procedurës që do të vijojë edhe në fazën e dytë.

“Presim në kuartalin e parë të vitit 2021 të shpallet procedurë e re  dhe përfundimisht të shohim progres të ri me kontraktues të ri, serioz dhe  cilësor në këtë pjesë”, deklaroi Boçvarski.

Next Post
Shahpaska: Presim përgjigje nga ministritë për propozimin e diela të jetë ditë jo pune

Shahpaska: Presim përgjigje nga ministritë për propozimin e diela të jetë ditë jo pune

Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi

Xhaferi: Ideja nuk është Kuvendi tërësisht të punojë onlajn, por të përfshihen vetëm deputetët me Kovid-19 ose në izolim prej në shtëpi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom