• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

KSHPK: Ka lëshime dhe dobësi në ligjet që lejojnë emërim dhe shkarkim të pandëshkueshëm të u.d. drejtorëve

November 6, 2020
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
KSHPK: Ka lëshime dhe dobësi në ligjet që lejojnë emërim dhe shkarkim të pandëshkueshëm të u.d. drejtorëve
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit kërkon hapje të debatit për parashikim të dispozitave kundërvajtëse, sepse ka lëshime dhe dobësi në ligjet për vetëqeverisje lokale dhe për ndërmarrjet publike që lejojnë të vazhdojë i pandëshkuar emërimi dhe shkarkimi i ushtruesve të detyrës drejtorë, që në nivel qendror apo atë lokal.

Anëtari i KSHPK-së, Nuri Bajrami, i cili në mbledhjen e sotme të 40-t të KSHPK-së, e elaboroi lëndën për emërim të personit për u.d. drejtor të ndërmarrjes komunale publike në komunën e Llozovës,  pa shpallur konkurs, kërkoi të hapet debat rreth kësaj çështje, sepse në ligj nuk është paraparë dispozita kundërvajtëse për mosrespektim të këtillë.

“Pas informatave të marra nga komuna e Llozovës, është indikative se dukuria vzhdon. Personi i njejtë në këtë NP është emëruar nga kryetari i Komunës dy herë si u.d. drejtor, pa u respektuar dispozitat e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe Ligjit për NP”, deklaroi Bajrami.

Në pyetje nga KSHPK përse nuk është publikuar konkurs, drejtori sqaron se Komuna e Llozovës është mjedis i vogël rural dhe nuk ka person i cili në tërësi i përmbushë kushtet nga neni 23 nga Ligji për ndërmarrje publike.

“Në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe për ndërmarrjet private nuk janë paraparë dispozita kundërvajtëse për mospublikim të konkursit, këtë e cekim si mësim, sepse gjithçka reduktohet në arbitraritet dhe treg politik pa respektim të ligjeve”, deklaroi Bajrami.

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit në mbledhjen e sotme të 40-t shqyrton disa lëndë, mes të cilave edhe tetë të parashtruara nga informatorë në periudhën e vitit 2019.

Këto lëndë, për të cilat si person i autorizuar për pranim të paraqitjeve nga informatorë elaboroi Irena Popovska, dy u pranuan dhe ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjes së u.d. drejtorë në NP pa publikim të konkursit për çka KSHPK vendosi të hapë procedurë.

KSHPK mbylli tre lëndë për të cilat pas informatave të marra, konkludimet nga paraqitjet nuk u konfirmuan. Paraqitjet kishin të bëjnë me pagesë joligjore të rrogave në shkolla, për avancim të nëpunësve gjatë procesit zgjedhor, për veprim të profesorit nga UCM për dhënie të provimit të personit i cili nuk ishte regjistruar si student.

Për shkak të vjetrimit, një lëndë është mbyllur, e cila kishte të bëjë me paligjshmëritë për mospagesë të kompensimit të invaliditetit nga një ndërmarrje private.

KSHPK, u deklarua si jokompetente dhe hodhi poshtë një paraqitje për mobing kundër një të punësuari në NP, kompetent për shfrytëzim të pushimit vjetor dhe masat e Kovid-19 gjatë pandemisë.

Procedura rreth një lënde, me kërkesë të informatorit është ndërprerë dhe zhvendosur për veprim të rregullt të KSHPK-së.

Kjo ishte mbledhja e parë onllajn e KSHPK-së ku morën pjesë edhe gazetarë

Next Post
Osmani: Nuk ka marrëveshje të re por përforcim të komunikimit me Bullgarinë

Zaev: Bullgaria e shkeli marrëveshjen, e ka bllokuar fazën e parë në miratimin e kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut

Bajden: Votat nëpër SHBA na tregojnë qartë – Do të fitojmë këtë garë

Bajden: Votat nëpër SHBA na tregojnë qartë – Do të fitojmë këtë garë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom