Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se është i papranueshëm pretendimi se gjuha dhe populli maqedonas vijnë nga gjuha bullgare dhe se për ne vijat e kuqe janë se nuk ka negociata për identitetin e maqedonasve dhe gjuhën maqedonase.
Ai e theksoi këtë pas seancës së Këshillit të Sigurisë, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit në lidhje me artikullin në “Politiko”, sipas të cilit gjoja u ofrua zgjidhje kompromisi në nivel të ambasadorëve në Bruksel që Bullgaria të pajtohet për fillimin e Konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, dhe se do të njohë gjuhën dhe identitetin maqedonas, por nga pala maqedonase do të kërkohet se gjuha dhe kombi kanë rrënjë bullgare.
“Mund të them se vetëm Greqia ka njohur të drejtën tonë për vetëvendosje, kjo është ndjenja jonë dhe natyrisht që nuk ka negociata për identitetin tonë dhe gjuhën tonë maqedonase dhe nuk duhet të ketë. Bullgaria është një vend mik dhe publikisht thekson njohjen e gjuhës maqedonase dhe popullit maqedonas. Ajo njeh realitetin. Besoj se grupet e punës që diskutojnë do të gjejnë zgjidhje. Me të vërtetë pres nga populli bullgar, nga ‘lidershipi’ i Bullgarisë që të bëjë një hap konkret dhe preciz për gjuhën maqedonase dhe popullin maqedonas. Them se nuk do të ketë marrëveshje të re, as shtojcë të marrëveshjes”, tha Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas seancës së Këshillit të Sigurisë.
Ne, shtoi ai, jemi të gatshëm të sqarojmë gjërat nëse është e nevojshme, natyrisht brenda marrëveshjes tashmë të nënshkruar me Bullgarinë.
“Shumë suksese janë arritur deri ]tani, janë mbajtur 10 seanca. Zgjidhje të gjetura për pesë figura historike, për tre periudha historike. Ne vazhdojmë edhe më tej. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin për bisedimet, kështu ndërtohet miqësia”, tha kryeministri Zaev.
Ai inkurajoi anëtarët e komisionit dypalësh, siç theksoi ai, që në frymën e miqësisë t’i gjejnë të gjitha periudhat tona të përbashkëta historike që na lidhin në historinë e përbashkët, në mënyrë që t’i festojmë së bashku dhe kjo ngadalë dhe më afër na afron si dy fqinjë të mirë dhe si dy vende mike.
“Për të dy palët është me vlerë të madhe të arrijnë zgjidhje. Kjo është mënyra e vetme që ne garantojmë të ardhmen e qytetarëve në drejtim të bashkëpunimit, miqësisë dhe një të ardhme më të mirë. Fakti është që ne kemi histori të përbashkët, ajo jo vetëm që konfirmohet në marrëveshje, por është gjithashtu në librat tanë dhe bullgarë. Ka pasur histori të përbashkët për shekuj. Nëse jemi të zgjuar me fokus dominues në të ardhmen, ne mund ta përdorim historinë e përbashkët si mundësi të mirë për të arritur marrëveshje dhe kompromis”, tha Zaev.
Presidenti Stevo Pendarovski është i të njëjtit qëndrim.
“Pozicioni ynë është i qartë. Negociatat për identitetin e popullit maqedonas dhe gjuhën maqedonase nuk kanë ndodhur kurrë, edhe kur kemi bërë Prespën dhe kur kemi nënshkruar Marrëveshjen, kemi marrë përmbajtje me formulim të qartë, të hyrë në organizatën më të madhe botërore me 193 shtete anëtare – gjuhë maqedonase. Pikë. Kaq. Ne nuk do të devijojmë nga ato vija dhe do t’i mbrojmë ato pa rezervë”, tha Pendarovski.
I pyetur se si do të gjendej kompromis nëse të gjithë qëndronin në pozicionet e tyre, ai tha se do të bëhej në të njëjtën mënyrë si u arrit kompromisi me Greqinë.
“Ne negociuam për 25 vjet derisa kuptuam se çfarë është e rëndësishme për ta dhe për ne absolutisht më e rëndësishme dhe në fund arritëm marrëveshje përmes kompromisit. Ju duhet të respektoni me kusht kundërshtarin tuaj politik në negociata. Jam i bindur që udhëheqësit e lartë bullgarë janë të mendimit se gjuha maqedonase dhe maqedonasit si komb, janë realitet dhe ata do ta njohin atë”, tha presidenti Pendarovski.