• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

A JANË TRADHËTARË SHQIPTARËT QË JAPIN GOLA DHE BËJNË TIFO PËR MAQEDONINË?

October 10, 2020
in BALLINA, GJUHË E URREJTJES, MENDIMI I LIRË, RRJET
A JANË TRADHËTARË SHQIPTARËT QË JAPIN GOLA DHE BËJNË TIFO PËR MAQEDONINË?
Share on FacebookShare on Twitter

Nga: Petrit SARAÇINI

Patriotët e Fejsbukut këtyre ditëve kanë një lodër të re – shpalljen e “tradhëtarëve” lidhur me ndeshjen e futbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Futbollistët shqiptarë që luajnë për Maqedoninë e Veriut, si dhe shqiptarët e Maqedonisë që bëjnë tifo për ekipin e vendit ku jetojnë, qenkan tradhëtarë?
Kam ca pyetje logjike për këta patriota dhe “autoritete” absolute në “çështjen kombëtare”:
– Vallë me këtë “tezë” pranoni statusin e pakicës për shqiptarët në Maqedoni?
Vallë jeni ardhacakë apo migrantë në vendin e vatanin tuaj, që duheshka të bëjmë tifo për “mëmëdheun”?
Vallë pranoni se Maqedonia u takon vetëm maqedonasve, e jo edhe shqiptarëve po edhe të tjerëve që janë qytetarë e sovranë të saj?
Vallë ne këtu kemi statusin e diasporës të Kosovës?

Nëse nuk ju pëlqejnë këto, kam edhe ca tjera:

Për kë bëjnë tifo austriakët apo zviceranët (që kanë etnogjenezë gjermane) kur luajnë Austria apo Zvicra kundër Gjermanisë? Nëse nuk e dini, besoj se keni kë pyesni.

Shyqyr që loja në terren dhe ajo jashtë terrenit mbaroi pa asnjë problem e incident, përkundrazi në atmosferë të fer plejit dhe miqësisë vllazërore mes dy vendeve fqinje. E “gjysmëloja e tretë”, prej intensitetit të kokave të thyera, huliganizmit të dhunshëm, këngëve për “shiptarin e vdekur e të mirë” dhe “vajzën maqedone k.rvë” po degradon në teza kaq të shfryra, absurde dhe banale.

Karshi shpallësve të “tradhëtarëve”, po qëndrojnë shumë e më shumë shqiptarë që po e konsiderojnë Maqedoninë e Veriut shtet të tyre, në plot kuptimin e fjalëve, si pronarë denbabaden, e jo si qiraxhi apo mysafirë. Mu si shqiptarët në Kosovë, apo ata në Shqipëri. Këtë rezultat 3 me 0 që e kemi arritur si komb duhet ta ruajmë dhe shfrytëzojmë mençur, e jo ta zhbëjmë.

E të mos flasim se, jo vetëm lojtarët, po edhe qytetarët shqiptarë që bënë tifo për Maqedoninë, i lanë nacionalistët maqedonas pa tekst. Po, ja që paska tekst për shpallësit e patriotëve dhe tradhëtarëve mes vetë shqiptarëve. Sado që ju duket pak, edhe kësaj i thonë – përparim dhe evoluim ?

#NandIqni
#PatriotaMeBateria
#AluminiumOverMaximum

Next Post
Shënohet “11 Tetori” – Dita e kryengritjes popullore e popullit të Maqedonisë së Veriut

Shënohet “11 Tetori” – Dita e kryengritjes popullore e popullit të Maqedonisë së Veriut

Dita e dytë e “Fundjavë pa TVSH” për kthimin e tatimit

Dita e dytë e “Fundjavë pa TVSH” për kthimin e tatimit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom