Lisa Bauta Shaqiri flet për diskriminimin gjatë punësimit në panelin e CIVILit “Diskriminimi dhe punësimi në sektorin publik dhe privat”.
E dini si qëndron puna, duhet të bëjmë dallim mes asaj çfarë është kriter, njohja e gjuhës shqipe, maqedonase ose angleze është kriter, i cili në sektorin privat punëdhënësi e imponon si kriter. Nëse këto kritere plotësohen, mund të punësohesh, nëse jo, do të gjendet kandidat tjetër që do të plotësojë. Dhe këtu nuk ka hidhërime. Hidhërime ka kur punëdhënësi e sheh emrin dhe mbiemrin, siç përmendët më herët, përkatësia etnike, dhe thotë – nuk e lexoj më tej CV-në. Këtu është diskriminimi. Sepse nuk jep shanse të lexohet deri në fund.
Sa i përket njohjes dhe mosnjohjes së gjuhëve, vlerësoj se kandidatët që konkurrojnë për një vend të caktuar pune, duhet ta mbajnë barrën, dhe njëkohësisht të jenë bartës të vendimit se a do të mësojnë një gjuhë më tepër, që të jenë më lehtë të shitur në tregun e punës, dhe jo e kundërta, në çdo kompani të ketë se pse nuk e di gjuhën maqedonase ose nuk e din gjuhën shqipe. Ky është problem personal i atyre që nuk i njohin gjuhët. Në asnjë rast nuk guxon të jetë barrë e kompanisë, përveç nëse pronari i kompanisë dëshiron, ose në rastin më të keq, barrë e shtetit, sepse ne kemi punësuar kuadro, mirëpo kuadri nuk e di gjuhën!
Kam edhe një pyetje tjetër, si ka mundësi të mos e njeh gjuhën?! Si e përfundohet arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë? Në një vend ku të pëlqen apo jo, mësohet një gjuhë. Kam studiuar gjuhë maqedonase nga klasa e parë deri në fund të studimeve. Ekziston një program i miratuar nga Ministria e Arsimit, i cili mësohet nga të gjithë në Maqedoni, përveç disa shkollave private që kanë miratuar një program tjetër. Gjuha maqedonase nuk është si frëngjishtja… kështu që vetëm në një shkollë franceze mësohet… Unë mendoj se këtu diskriminimi nuk ekziston si një çelës etnik, por etnia abuzohet për qëllime populliste nga ata që vendosin masa të tilla. Nëse po shkojmë kundër diskriminimit, le të heqim çelësin e partisë në punësim. I gjithë vendi dhe ekonomia do të kenë një përfitim shumë më të madh, nëse heqim përkatësinë partiake …
I dëgjoj numrat e Romëve dhe mendoj pse numrat janë kaq të vegjël, dhe kujtova që mbase nuk ka ndonjë staf profesional, dhe pastaj dëgjova pyetjen tuaj, dhe në fund arrita në përfundimin se ekziston, por nëse nuk ka staf profesional, si të fillojë arsimimin dhe të mbindërtohet, kur ai e di, dhe e di, romët në Maqedoni e dinë se janë të diskriminuar, nga ulja në një pijetore dhe të qenit të padëshirueshëm, dhe të mos përmendim punësimin në pozita të larta. Problemi është më shumë social sesa politik ose ekonomik. Ne duhet të fillojmë me shtresat më të ulëta. Ju nuk mund ta luftoni diskriminimin nga lart, duke vendosur masa të tilla. E para dhe më e rëndësishmja, kjo nuk është demokratike, qasja është shumë e keqe. Unë do të doja të rrisja numrin e romëve në sektorin privat ose publik. Sidoqoftë, jo në këtë mënyrë. Jo me një çelës etnik, jo duke dhënë preferencë, sepse atëherë do të duhet të regjistrohem si një grua rome në mënyrë që të punësohem në një punë të caktuar, sepse pavarësisht nga aftësia ime, ajo thotë se unë duhet të jem rom. Ne diskriminojmë, duke dashur të eliminojmë diskriminimin.