• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVIL: Të ndërtojmë shoqëri që promovon paqe, tolerance dhe padhunë

October 2, 2020
in AKSION, BALLINA, LAJME
CIVIL: Të ndërtojmë shoqëri që promovon paqe, tolerance dhe padhunë
Share on FacebookShare on Twitter

Dita ndërkombëtare kundër dhunës shënohet më 2 tetor, duke u përputhur me ditëlindjen e Mahatma Gandit, udhëheqësi i lëvizjes së Indisë për pavarësi dhe themeluesi i filozofisë dhe strategjisë kundër dhunës.

Kjo ditë është vendosur në vitin 2007, sipas Rezolutës së Kombeve të bashkuara A/RES/61/271 si mundësi “të përhapet mesazhi kundër dhunës, përmes edukimit dhe forcimit të vetëdijes publike”, çdo herë duke pasur parasysh se paqja, toleranca, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore  për të gjithë, demokracia, zhvillimi, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe respektimi i dallimeve janë të ndërlidhura dhe e forcojnë, riafirmojnë rëndësinë universale të parimit të paqes dhe dëshirës për sigurimin e kulturës së paqes, tolerancës, mirëkuptimit dhe jo-dhunës”.

CIVILi nga themelimi në vitin 1999 i ndjek parimet e padhunës dhe angazhimin për të drejtat dhe liritë e njeriut. Si organizatë që angazhohet për një botë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në shoqëri paqësore dhe demokratike, lufton për tejkalimin e kultit ndaj armëve dhe e promovon parimin e lirisë të plotë të shprehjes, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës i porosit qytetaret dhe qytetarët së bashku ta shpërndajmë mesazhin për nevojën për pjesëmarrje aktive në krijimin e shoqërisë që kultivon tolerancë, mirëkuptim dhe respektim të ndërsjellë, duke ndërtuar bashkësi mbi parimet e paqes dhe padhunës në zgjidhjen e konflikteve.

“Filozofia dhe mos praktikimi i dhunës në politikë dhe në jetën e përgjithshme në shoqëri, patjetër se nënkupton zgjidhje paqësore të konflikteve mes njerëzve, bashkësive dhe shteteve. Kjo do të thotë parandalimin e çdo lloji dhune, duke filluar me atë verbalen.

E shfrytëzoj këtë rast, në Ditën ndërkombëtare kundër dhunës, ta theksoj konstatimin se jetojmë në kohë kur propaganda e zezë dhe gjuha e urrejtjes në mënyrë të  drejtpërdrejtë, dhe shesh  në mënyrë të tërthortë e rrezikojnë sigurinë, integritetin fizik, shëndetin, pronën dhe dinjitetin njerëzor.

 Shpesh ndodh që dhuna jo-fizike të shkaktojë dëme të njëjta si ajo fizike, madje edhe dhuna e armatosur. Në këtë ditë, duhet të përkujtojmë se nuk guxon të anashkalohet dhuna online e cila është prezentë edhe në rrjetet sociale dhe në një pjesë të mediave.

Dhuna në çdo formë duhet të dënohet, të sanksionohet dhe të dëbohet nga jeta e njerëzve”, deklaroi Presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e KB është e obliguar ta respektojë plotësisht këtë rezolutë, duke investuar në arsim, edukim dhe forcim të vetëdijes publike për kultivimin e vlerave që bazohen në parimin e padhunës.

Padhuna është fuqia më e madhe në që e ka njerëzimi. Ajo është më e fuqishme edhe nga arma më e fuqishme për shkatërrim, e krijuar nga zgjuarësia e njeriut”, është maksimë e njohur e Gandit.

“Bëhu ndryshimi që dëshiron të shohësh në botë”, thotë Gandi, dhe duke filluar nga vetvetja si individë, por edhe si kolektiv – të ndërtojmë kulturë të paqes, tolerancës dhe padhunës.

CIVIL

 

Next Post
Po analizohet numri rekord i rasteve të reja me Kovid-19, tani për tani nuk ka masa për lëvizje të kufizuar

Po analizohet numri rekord i rasteve të reja me Kovid-19, tani për tani nuk ka masa për lëvizje të kufizuar

RMV kyçet në projektin energjetik Aleksandropulos, mundësi për furnizim stabil me gaz

RMV kyçet në projektin energjetik Aleksandropulos, mundësi për furnizim stabil me gaz

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom