Në fillim të panelit të CIVILit “Diskriminimi dhe punësimi në sektorin publik dhe privat”, presidenti i CIVILit, Xhabir Deralla para të ftuarve e hapi ngjarjen me adresim të shkurtë për temën e panelit.
Kur përmendet fjala diskriminim, kjo tërheq gjendje dhe situata që prekin një numër të madh njerëzish, individë dhe grupe, komunitete dhe kategori të qytetareve dhe qytetarëve. Në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me pasoja afatgjate dhe të rënda për jetën e njerëzve është pikërisht diskriminimi në veprimet dhe procedurat e punësimit, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Kjo është një dukuri shumë më e shpeshtë sesa flitet në opinion.