• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

KES: Pakoja e katërt e masave që peshon 350 milionë euro përfshin mbështetje të sektorëve dhe kategorive të qytetarëve më të goditur

September 26, 2020
in BALLINA, EKONOMI
KES: Pakoja e katërt e masave që peshon 350 milionë euro përfshin mbështetje të sektorëve dhe kategorive të qytetarëve më të goditur
Share on FacebookShare on Twitter

Pakoja e katërt e masave ekonomike që peshon 350 milionë euro është vazhdimësi e tri pakove të mëparshme dhe është sublimim i analizave të bëra përmes konsultimeve me të gjithë faktorët e prekur në shoqëri, me qëllim përfshirja e kësaj pako të jetë e drejtuar kah mbështetja dhe ndihma e sektorëve dhe kategoria e qytetarëve më të goditur, sqaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi në mbledhjen e sotme të dytë të Këshillit Ekonomik-Social në Qeveri.

“Pakoja e katërt e masave ekonomike përfshin mbështetje për pagesë të pagave për tremujorin e fundit të vitit, kartela pagesore për disa kategori të qytetarëve, grante për sektorët më të goditur, spektër i gjerë për lirimin ose lehtësimin e disa pagesave parafiskale, rritjen e grejs periudhës te kreditë pa interes nga KOVID-19 dhe në mënyrë shtesë shtyrjen e pagesës së kredive nga kompanitë”, tha Bytyqi gjatë prezantimit të masave nga pakoja e katërt e masave për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve të krijuara me qëllim zbutjen e pasojave nga pandemia me KOVID-19.

Nga ana e anëtarëve të Këshillit Ekonomik-Social, informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, ishte konstatuar se pakoja e katërt e masave ekonomike është mjaft e vëllimshme, duke pasur parasysh atë se janë përfshirë edhe kompanitë me qëllim të mbështetjes së mbijetesës së saj në kohë të koronës, ruajtja e vendeve të punës dhe mbështetja e qytetarëve dhe se përfshin mbështetje dhe ndihmë për sektorët më të goditur dhe kategoritë e qytetarëve.

Këshilli Ekonomik-Social sot e mbajti mbledhjen e tij të dytë të kryesuar nga ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska si kryetare, zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe anëtarët tjerë të KES.

 

burim: mia.mk

Next Post
Takim Zaev-Pahor: Sllovenia vazhdon ta mbështet plotësisht Maqedoninë e Veriut në progresin dhe anëtarësimin e plotë në BE

Takim Zaev-Pahor: Sllovenia vazhdon ta mbështet plotësisht Maqedoninë e Veriut në progresin dhe anëtarësimin e plotë në BE

Sot 148 raste të reja dhe 65 të shëruar nga korona virusi

Sot 148 raste të reja dhe 65 të shëruar nga korona virusi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom