• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ndërpritet seanca për përzgjedhjen e zëvendësministrave, vazhdimi do të caktohet në mënyrë shtesë

September 22, 2020
in BALLINA, POLITIKË
Ndërpritet seanca për përzgjedhjen e zëvendësministrave, vazhdimi do të caktohet në mënyrë shtesë
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi sot e filloi seancën e 13-të në të cilën është dashur të debatohet për Propozimin për emërimin e zëvendës ministrave në Qeveri, por pas një pauze të shkurtër mbledhja është ndërprerë para se të konfirmohet rendi i ditës, sepse Parlamenti nga KSHZ-ja pret raport për verifikimin e mandatit të deputetit, pasi në fillim të kësaj seance u konstatua dorëheqja e deputetit Damjan Mançevskit.

Siç sqaroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke e pasur parasysh atë që pika për verifikimin e mandatit nuk ka materiale dhe ato priten nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, rendi i ditës do të miratohet në vazhdimin e kësaj seance, për të cilën, siç theksoi, deputetët do të njoftohen në mënyrë shtesë.

“Duke e pasur parasysh atë që deputeti Damjan Mançevski është zgjedhur nga lista e deputetëve, është e nevojshme që KSHZ-ja ta njoftojë Kuvendin për kandidatin nga kjo listë në të cilën duhet t’i verifikohet mandati për deputet në pajtim me nenin 153 nga Kodi zgjedhor”, ka thënë Xhaferi.

Pasi KSHZ-ja do të japë raport, për këtë do të vendos Komisioni amë për çështje të rregullores dhe të mandatit, pas çka do të vazhdojë seanca plenare.

Në këtë seancë në rendin e propozuar të ditës, pika e parë është verifikimi i mandatit të deputetit, ndërsa pika e dytë Propozimi për emërim të zëvendësministrave në Qeveri.

Paraprakisht, Kuvendi i konstatoi edhe dorëheqjet e Venko Stomnarovskit nga funksioni i anëtarit të Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor, Sofçe Jovanovska nga funksioni i anëtares së Këshillit për statistikë dhe të Marjana Kacarksa nga funksioni i zëvendëssekretares së përgjithshme të Parlamentit, si dhe ndërprerje të mandatit të Irena Shumkovska nga funksioni i anëtares së Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike.

Propozimin për zgjedhjen e zëvendësministrave, Qeveria deri tek Kuvendi e dorëzoi të premten e kaluar.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar, Bashkim Hasani, në Ministrinë e Punëve të Brendshmem Nazim Bushi, ndërsa në resorin e drejtësisë, propozim për zëvendësministër është Agim Nuhiu.

Ilhan Rahman është propozuar për zëvendësministër i cili udhëheq me Ministrinë e Sistemit politik dhe marrëdhënieve mes bashkësive, ndërsa Fatmire Isaki për zëvendësministre të Punëve të Jashtme.

Në Ministrinë e Financave, zëvendësministër do të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë është propozuar Zoran Manevski. Në dikasterin e bujqësisë për zëvendës është propozuar Trajan Dimkovski.

Doktor Ilir Hasani është propozuar për zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë. Arafat Shabani është propozuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zoran Dimitrovski në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Oxhaklievska. 

 

burim: mia.mk

 

Next Post
Filipçe: Gjendja me Kovid-19 po përkeqësohet

Filipçe: Gjendja me Kovid-19 po përkeqësohet

Filipçe: Nuk është e saktë se të gjithë të sëmurët kronikë kthehen në punë

Kontrolle të përforcuara për respektimin e masave, shqyrtohen edhe masa të reja

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom