Komisioni për Sëmundje Ngjitëse pritet që nesër ta shqyrtojë mundësinë për vendosjen e qëndrimit ditor në shkolla. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Viktor Isjanovski, i cili theksoi se vendimi do të varet nga pasqyra epidemiologjike.
“Informacionin e fundit që e patëm në Komision është se nuk do të ketë qëndrim tërëditor. Nesër në mëngjes kemi takim, do t’i shohim qëndrimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të ministrit të Shëndetësisë, të anëtarëve të Komisionit”, theksoi Viktor Isjanovski, i cili mori pjesë shënimin e Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Rritje te Fëmijët.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se është bërë analizë për numrin e fëmijëve të cilët do të duhet të qëndrojnë në shkollë edhe pasi të ketë përfunduar turni.