Kategoritë

CORONA VIRUS Filipçe: Po bëhen analiza për përqindjen e rritur të rasteve pozitive

Vërejmë ditëve të fundit që është rritur përqindja e rasteve pozitive nga numri i përgjithshëm i testeve të bëra. Kjo ka ndodhur tre ditët e fundit. Kishim një trend të rënies prej 10 për qind, mbërritëm deri diku 6,5, ndërsa tani është rreth 8. Filluam të bëjmë analiza në dy ditët e fundit, të cilat do të vazhdojnë edhe për fundjavë, theksoi sot ministri i Shëndetësisë gjatë vizitës së Spitalit Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “Nënë Tereza” në Çair.

“Gjëja që nuk dua ta lejojmë  është të kemi spitale të mbushura. Ashtu që analiza do të përfundojë me siguri të hënën apo në në ditët e para të  javës së ardhshme dhe në bazë të kësaj do të mund të themi me çfarë ka të bëjë dhe nëse eventualisht duhet diçka plotësisht të ndërmerret.  Për fat të keq, duhet të potencoj se pothuajse ekskluzivisht gjithkund ku ka raste të reja masat parandaluese nuk janë respektuar. Duhet të gjithë të kuptojmë se kështu duhet të jetojmë dhe vetëm kështu do të mbrohemi. Të gjithë e kemi vështirë, të gjithë jemi prindër, kemi fëmijë edhe në shkollë edhe në kopsht, e mbarë bota është në këtë krizë”, porositi Filipçe.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ministri tha se vetëm me respektimin e masave parandaluese mund të dalim nga kriza. Lidhur me diagnostikimin, Filipçe tha se sot ka rreth pesë raste të pacientëve të vdekur.

“Bëhet fjalë për jashtëzakonisht sëmundje të rëndë e cila manifestohet në një formë të rëndë klinike. Shumë shpesh bisedojmë, praktikisht çdo ditë me drejtorët e të gjitha klinikave, dhe spitaleve ku trajtohen këto pacientë absolutisht të gjithë po marrin gjithçka. Për fat të keq ka edhe të rinj të vdekur. Një pjesë e tyre janë komorbilitete serioze, ku gjendja është diçka që për fat të keq e ul mundësinë për rezultat të mirë”, theksoi Filipçe.