• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev për memorandumin bullgar: Qeveria mbetet miqësore ndaj Bullgarisë

September 18, 2020
in POLITIKË
Zaev për memorandumin bullgar: Qeveria mbetet miqësore ndaj Bullgarisë
Share on FacebookShare on Twitter

Pohimet  dhe deklaratat që përmbajnë ofendime  nuk çojnë  në miqësi të vërtetë. Miqësia është  rrugë dykahëshe dhe më së shumti varet nga vetë ne, nga respektimi ynë i vlerave evropiane dhe parimet. Marrëveshja për fqinjësi të mirë  është reflektim i respektimit të ndërsjellë dhe miqësisë,  dhe nënkupton e kërkon përgjegjësi e pjesëmarrje nga të dy anët.

Këtë sot në konferencën për shtyp e deklaroi kryeministri Zoran Zaev, me rastin e memorandumit që Bullgaria e dërgoi deri te vendet-anëtare të BE-së, në të cilin diskutohen  identiteti kombëtar maqedonas dhe gjuha maqedonase.

Zaev thotë se Qeveria mbetet miqësore ndaj Bullgarisë fqinje.

“Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë krijon korrnizë juridike dhe me të vërtetë ofron instrumente për menaxhim të çështjeve  bilaterale dhe ne jemi të përkushtuar në implementimin e tyre në këtë Marrëveshje. Me Bullgarinë jemi aleatë në NATO,  kemi obligime të përbashkëta dhe detyrë që t’i përmirësojmë  marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi”, nënvizoi Zaev.

Përsëriti se e drejta e vetpërcaktimit dhe vetidentifikimit  janë vlera themelore evropiane dhe përfitime civilizuese.

Kryeministri theksoi se Qeveria do të vazhdojë në frymën miqësore dhe do të mbetet e kujdeshme  në të gjithë rrëfimin, duke shfaqur shpresë se ekziston vendim  nga i cili të dy palët  do të dalin fitimtarë,  si dhe bindje se edhe pala bullgare  është pikërisht në atë drejtim dhe se i mbështet vlerat evropiane.

“Sigurisht që jemi të informuar, kur arrijnë informata  deri te Komisioni Evropian. Presim  seancë të parë ndërqeveritare në fund të vitit,  deri atëherë me Bulgarinë miqësore kemi organizim të përbashkët, gjegjësisht jemi nikoqirë të procesit berlinas. Besoj se në gjithë këtë periudhë do të vazhdojnë  bisedat, nga komisioni vazhdojnë, por do të vazhdojnë edhe nga  politika, për gjetjen e zgjidhjes”, thotë Zaev.

Theksoi se Goce Dellçevi është personaliteti i gjashtë historik për të cilin duhet të bisedohet,  përderisa çështjet e identitetit duhet të jenë jashtë çdo bisede.

Zaev përsëriti se qëndrimi i Qeverisë mbetet  i kujdesshëm dhe me orientim  ndaj miqësisë, duke shtuar se në atë mënyrë definitivisht do të arrijmë edhe më tutje të krijojmë atmosferë  në të cilën do të gjejmë zgjidhje që do të sjellin gjëra të mira për të dy palët.

Në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së, në Kuvend, të sillet deklaratë, si kontra përgjigje e Kuvendit popullor bullgar, në të cilën identiteti i popullit të Maqedonisë, veçantia e gjuhës maqedonase dhe të gjitha  shënimet tjera  kulturore dhe kombëtare mund të konfirmohen së bashku”, Zaev thotë se  personalisht konsideron se Kuvendi nuk duhet të sjellë rezoluta të tilla.

Në gjashtë faqe me arsyetime të gjata historike për “ideologji antibullgare shtetërore” në Maqedoninë e Veriut, Bullgaria  dërgoi  memorandum sqarues deri te vendet-anëtare në vigjilje të vendimit për fillim të negociatave me Unionin. Sofja zyrtare kërkon mbështetje prej tyre për pozitën  në lidhje me identitetin dhe gjuhën maqedonase.

Sofja thekson se  vendet kandidate nuk duhet të futin  konteste të hapura në BE, dhe konsideron  se mospajtimet   me Shkupin paraqesin  konflikt  jo të zgjedhur i cili “mundet  gjatë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut negativisht të ndikojë mbi sjelljen e vendimeve në BE”.

Mes tjerash në dokumentin në gjashtë faqe në të cilat gjatë sqarohen tezat e tyre për origjinën e gjuhës dhe kombit maqedonas, citohet edhe se maqedonasit  janë projekt i ish liderit jugosllav Josip Broz Tito, se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe  nuk ka ekzistuar deri më 2 Gusht të vitit 1944.

Next Post
Incident ekologjik në lumin e Sveti Nikollës

Incident ekologjik në lumin e Sveti Nikollës

Mitreska: Ekonomia e Maqedonisë krizën e kalon sipas pritjeve, sektori bankar mjaft i fuqishëm të absorbojë humbje eventuale

Mitreska: Ekonomia e Maqedonisë krizën e kalon sipas pritjeve, sektori bankar mjaft i fuqishëm të absorbojë humbje eventuale

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom