Kategoritë

EKONOMI Mitreska: Ekonomia e Maqedonisë krizën e kalon sipas pritjeve, sektori bankar mjaft i fuqishëm të absorbojë humbje eventuale

Ekonomia e Maqedonisë, kovid-krizën, e cila është e pranishme tashmë gjysmë viti kryesisht e kalon në pajtim me  pritjet e Bankës Popullore, vlerëson zëvendësguvernatorja Ana Mitreska në intervistë për MIA-n,  në të cilën thekson se sektori bankar  është stabil dhe mjaft  i fuqishëm të absorbojë  humbje eventuale të shkaktuara nga kovid-kriza, se ka rritje të depozitave në bazë mujore, ndërsa edhe te remitancat nga vendet e huaja ka rritje të atyre që arrijnë në vend nëpërmjet  kanaleve formale.

“Rrjedha në ekonominë e Maqedonisë, në masë të madhe i konfirmon vlerësimet tona të prillit dhe pritjet për segmentet  të cilat mund të jenë më të ndjeshme në këtë krizë. Të dukshme janë efektet mbi besimin dhe  perceptimet e konsumatorëve dhe të investitorëve,  por pas shokut të parë vërehet stabilizim mesatar. Aktiviteti eksportues, duke e marrë parasysh  përfshirjen në zinxhirin global automobilistik shënoi rënie të mprehtë, ashtu edhe siç pritëm tashmë nga qershori shohim  shfrytëzim më aktiv  të kapaciteteve prodhuese. Remitancat e mërgimtarëve dhe punëtorëve në vendet e huaja, të cilat janë rrjedhë e rëndësishme në ekonomi ishin identifikuar si kanal i rëndësishëm  në transferimin e shokut. Tashmë i kemi të dhënat  për gjysmën e parë të vitit dhe ato i konfirmojnë  këto vlerësime,  duke e marrë parasysh  zvogëlimin e rrjedhave. Por, vërehet  një rikahëzim i caktuar në një pjesë të remitancave në para të gatshme drejt kanaleve formale bankare, që pjesërisht e zbut  efektin e pavolitshëm. Remitancat formale në kuartalin e dytë rriten me shkallë vjetore  madje prej 65 për qind”, theksoi Mitreska në intervistë.

Për investimet e huaja direkte në kuartalin e dytë citon se ka zvogëlim të caktuar, por se megjithatë  vlera e tërësishme e  investimeve të huaja në gjashtë muajt e parë të vitit  prej rreth 112 milion euro është më e lartë në krahasim me vitin e kaluar dhe është në korrniza të projeksioneve të tyre.

E rëndësishme, siç shtoi, është ajo që në këtë periudhë ka fluks të kapitalit të ri pronësor, se një pjesë e  rrjedhës së kapitalit  është në sistemin bankar, që sipas saj  është sinjal shumë i rëndësishëm, sepse tregon se bankat amë janë të gatshme t’i mbështesin filialet e tyre në vendin tonë.

Për qarkullimet e depozitave bankare, për ndikimin e mbylljes së “Eurostandard bankës”, por edhe për aftësinë paguese të sistemit bankar dhe  aktivën likuide.

 

burim: mia.mk