Kategoritë

GJUHË E URREJTJES Apasiev: Javën e ardhshme do të shtroj padi penale për rrezikimin e sigurisë

Kryetari i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev sot është thirrur në Prokurorinë Publike Themelore për tre padi penale kundër tij, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “përhapje e urrejtjes racore, fetare dhe etnike dhe jotolerancës”.

Ai pas dhënies së dëshmisë në PTHP, në një deklaratë për mediat tha se denoncues janë Mersiha Smailoviq, Tanja Milevska dhe Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut, por edhe një njoftim për vepër të kryer penale nga MPB, i cili, siç tha Apasiev, ka të bëjë me dy statuse në fejsbuk dhe një publikim në tuiter.

“Është simptomatike që ftesën e kam dorëzuar në polici, në vend se përmes kanaleve normale të komunikimit. Këtë e kuptoj si formë të presionit politik mbi mua pasi tani “E Majta” bëhet faktor në skenën politike. Denoncues janë Mersiha Smailloviq, Tanja Milevska dhe Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut dhe një njoftim për gjoja vepër të kryer penale nga MPB, ka të bëjë me dy statuse në fejsbuk dhe një status në tuiter”, tha Apasiev.

Mbrojtja, siç kumtoi, ishte ekspozuar dhe paralajmëroi se javën e ardhshme do të shtrojë padi penale kundër denoncuesve për rrezikimin e sigurisë pasi në komentet në statuset e tij në Fejsbuk ka pasur kërcënime për jetën e tij dhe për jetën e familjes së tij.

“Presim se Prokuroria në mënyrë të azhurnuar do të veprojë kështu siç po vepron për mua dhe në rastet kur javën e ardhshme unë do të shtroj padi penale për rrezikimin e sigurisë pasi në këto statuse, veçanërisht tek njëra prej denoncuesve, kërcënohem me jetë dhe me jetën e familjes time. Pres Prokuroria të jetë kështu efektive edhe për ata të cilët atë natë kanë shtënë me kallashnikovë dhe tek ata që për çdo të dytën fjalë kanosen me luftë veçanërisht prej kampit politik nacionalist shqiptar”, deklaroi Apasiev.

Ai pret PTHP ta hedhë poshtë këtë padi penale, pas së cilës siç tha, do të pasojë kundërdenoncim nga ana e tij.

“Në rast se vazhdojnë me procesin jemi të gatshëm ta fitojmë procesin përmes gjykatës, nëse duhet edhe në Strasburg kështu që nuk pres se kjo do të ketë reperkursione. Në pikëpamje të kësaj se kam imunitet të deputetit, për shkak të kolegialitetit pasi ligjëroj të drejtën, vendosa të mos e përdor imunitetin e deputetit edhe në këtë fazë të procedurës dhashë deklaratë, ndërsa kam mundur edhe të mos jap”, theksoi Apasiev.

Në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, ai tha se sikur edhe të “zvarritet nëpër gjykata” nuk do të ndalojë me stilin e tij të të shprehurit.

“Unë jam profesor i të drejtës, i di masat kur janë tejkaluar, kur jo. Në asnjë prej statuseve të mia në FB nuk ekziston tejkalim i pragut të tolerancës, në pajtim me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut. Në pajtim me këtë praktikë gjyqësore, në një shoqëri demokratike janë lejuar fjalime të cilat jo vetëm do të skandalizohen, nuk është e patjetërsueshme të gjithëve t’ju pëlqej, unë këtë e di, kështu që nuk do të ndaloj”, tha Apasiev.

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.