Seria e paneleve të Forumit qytetar në temën nacionalizëm vazhdoi edhe dje, me aktivistët Fari Hiseni – MOF, Vladanka Dimkovska aktore dhe aktiviste dhe Samet Shabanin – Horizon Civitas, ndërsa panelin e moderoi Dehran Muratov nga CIVILi.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=696293891101104&ref=external
Fari Hiseni vlerësoi se tema është shumë e rëndësishme sepse nacionalizmi si nocion është madje edhe i dobishëm për shoqërinë.
_ Do të doja të bëj një dallim mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Nuk janë të dëmshëm për shoqërinë, sepse duhet të shërbejnë për përmirësimin e shoqërisë. Por, pasi te ne për momentin kalohet në nacionalizëm ekstrem, ultranacionalizëm, atëherë bëhet dëm. Kjo pasi këto grupe kanë nevojë të tregojnë se janë mbi grupet tjera etnike, thjeshtë të tregojnë se janë më të mirët dhe më superiorë mbi grupet tjera etnike. Kur ka vetëm një burim. Më lehtë është të zgjidhet ky problem, por ka më tepër veprues të këtij nacionalizmi të rrezikshëm.
Vlladanka Dimkovska thotë se, sipas saj, çdo lloj i nacionalizmit është i dëmshëm.
_Nuk mendoj se nacionalizmi dhe patriotizmi janë të lidhur mes vete, dashuria për atdheun nuk na bën nacionalistë, por përulja e nacionaliteteve tjera është ajo që na bën. Kohëve të fundit kjo dukuri vërehet te të rinjtë, posaçërisht në rrjetet sociale, grafiti, nëpër autobusë. Mendoj se edhe në arsim ka nacionalizëm, dhe nga atje duhet të çrrënjoset nacionalizmi. Dhe familjet në të cilat rriten ata fëmijë, thotë Dimkovska.
Samet Shabani vlerëson se te ne parametrat për nacionalizëm ndërtohen përmes identitetit negativ ndja tjetrit – sa më tepër e urren tjetrin , aq më tepër i dashuron tëndin. Sporti është një shembull i tillë, i cili keqpërdoret shumë nga qëllimet popullsitë dhe politike.
Shabani thotë se ka dy mënyra efikase për trajtimin e nacionalizmit. Kundër-narativa është përmes kundërshtimit momental të hapur, me fuqinë e njëjtë e cila nevojitet për përhapjen e nacionalizmit. Në aspektin afatgjatë, sipas Shabanit, do të ishte mirë të zbatohen narativa alternative që mund të sjellin impaktin për një periudhë më të gjatë, me mënyra pozitive për kontribut të shoqërisë së përgjithshme.
Njohja dhe perceptimi i të drejtave të njeriut duhet të jetë e inkorporuar në arsim, si pikënisje për ndërtimin e praktikave të mirëfillta te të rinjtë në ndërtimin e identitetit të tyre, gjë që do të kontribuonte për zvogëlimin e ndikimit të narativave negative në shoqëri, vlerësojnë panelistët.
Panelistët i parashtruan tezat për parandalimin e nacionalizmit. Hiseni e theksoi rastin pozitiv të ndryshimit të librave për shoqëri qytetare në klasën e 8 dhe 9, në kornizat e integrimit ndëretnik në arsim.
- T.