Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë se nuk ndalen së shqiptari dënime ndaj qytetarëve që dalin pa masa mbrojtëse.
Sektori i Policisë njofton gjatë ditës së djeshme (24/25.07.2020) në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 418 shkelje në lidhje me masën e mbajtjes së maskës.
MPB ju bënë apel qytetarëve që të vazhdojnë me respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.