Vlerësimi i përgjithshëm i procesit zgjedhor, sipas rezultateve fillestare nga raportet e përpunuara nga vëzhgimi i CIVIL-it, është se kemi pasur një proces zgjedhor delikat, por të suksesshëm, demokratik, të lirë dhe të sigurt në RMV. Ne i urojmë qytetarët për vetëdijen e lartë dhe kulturën politike, si dhe për respektimin e protokolleve shëndetësore.
Sidoqoftë, dita e votimeve ishte e mbushur me tensione në shumë vende në të gjithë vendin, si dhe një numër lëshimesh të vogla ose më të mëdha dhe madje edhe parregullsi. Dita u shënua edhe nga incidenti në Tetovë, ku këshilltari i ministrit teknik Nake Çulev pati një “takim të afërt” me policinë lokale. CIVIL-i dënon këtë akt të dhunshëm të këshilltarit dhe pret një zgjidhje të shpejtë të çështjes.
Sa i përket parregullsive, CIVIL-i në ditët në vijim do të publikojë të gjitha gjetjet, me emër dhe mbiemër.
Që të mos mbetet kjo konferencë e fundit për shtyp në ditën e zgjedhjeve thjesht si një shënim i përshtatshëm, ne do të rendisim disa nga parregullsitë.
Emërimi i zëshëm i disa votuesve, vëzhgues partiak që regjistrojnë dhe numërojnë, pyetje në stilin e “A dolën fqinjët për të votuar?”, janë vetëm disa nga ngjarjet në komunat e Shkupit të Çairit, Butelit dhe Radishanit.
U krijuan turma, grupe të mëdha aktivistësh partiak të VMRO-DPMNE-së u mblodhën para qendrave të votimit në disa pjesë të Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe vendeve të tjera.
Zyrtarët, gjegjësisht oficerët e policisë, jepnin informacion duke raportuar se cilët njerëz kanë votuar dhe cilët jo.
Bordet Zgjedhore silleshin mirë në përgjithësi, por dita u shënua nga një seri lëshimesh në punën e tyre, dhe ishte veçanërisht e dukshme që në disa raste ata bërtisnin emrat e votuesve, dhe disa bërtisnin para të gjithëve të pranishëm në vendvotimin se çfarë numri të rrethohet, në disa raste numri 9, dmth BDI, dhe në disa raste sugjerim për të zgjedhur numrin 14, d.m.th. VMRO-DPMNE.
Masat për mbrojtje nga koronavirusi përgjithësisht u respektuan, por me një numër të vogël përjashtimesh.
Lista e votuesve ishte problematike në rreth njëqind raste, megjithatë, larg nga mijëra që kemi parë në proceset zgjedhore 2008 dhe 2014.
Në përgjithësi, një proces i fortë zgjedhor, larg idealit, veçanërisht duke pasur parasysh rrethanat me koronavirusin, në të cilin pamë se kemi mësuar shumë mësime, por shumë mbeten për t’u mësuar.
CIVIli edhe më tej do të angazhohet për detektimin, arkivimin dhe publikimin e përmbajtjeve me gjuhë të urrejtjes, dezinformatave dhe lajmeve të rreme.
Puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor është gjithashtu në fokusin e organizatës, dhe në periudhën që vijon CIVILi do ti kushtojë vëmendje të veçantë me analiza dhe investigim.