• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Reflektor: Një ditë para zgjedhjeve

July 14, 2020
in BALLINA, LAJME, MONITORIM
Reflektor: Një ditë para zgjedhjeve
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditën e dytë të heshtjes zgjedhore, Ekipi i CIVILit për monitorim shënon raste të shumta të shkeljes së heshtjes zgjedhore, ndërsa në 24 orët e fundit intensifikohen aktivitetet e palejuara të partive politike.

Ministri teknik për punë të brendshme, Naqe Çulev, edhe gjatë heshtjes zgjedhore zhvillon fushatë politike në rrjetin social Fejsbuk. Gjatë ditës së djeshme, opinioni u njoftua edhe me disa raste të arrestimeve, gjegjësisht, “biseda informative” të disa personave publike, për shkelje të heshtjes zgjedhore, lidhur me postimin e famshëm “të shlyhet e Veriut” në fletëvotim”, por postime të njëjta ose të ngjashme nga partia kundërshtare, nuk ishin lëndë e një “përpunimi” të tillë policor.

Në periudhën parazgjedhore, ekziston një aktivitet në rritje i disa portaleve të Internetit, përmbajtja e të cilave ka për qëllim ekskluzivisht përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, me qëllim për të krijuar një imazh të shtrembëruar të strukturave të caktuara politike para publikut.

Funksionarë të lartë dhe liderë të partive politike, si dhe aktivistët e tyre zhvillojnë propagandë të pakontrolluar në internet, sikur është ditë normale në fushatë zgjedhore, dhe jo heshtje zgjedhore.

Edhe në ditën e dytë të zgjedhjeve, pothuajse të gjitha partitë politike vazhdojnë të shkelin heshtjen zgjedhore, me video të sponsorizuara me materiale propagandistike që akoma rrjedhin në Facebook.

Ekipi monitorues i CIVIL-it regjistron gjithsej  39 përmbajtje të sponsorizuara në rrejtin social Fejsbuk, (të cilat nuk i përfshijnë 8 përmbajtjet e djeshme që tashmë janë ndalur nga një prej koalicioneve).Reklamat  politike vërehen edhe më tutje në lojat në internet.

Përveç profileve zyrtare në Facebook të partive politike apo kandidatëve për deputetë, ka disa faqe në Facebook që sponsorizojnë videot politike që janë pa klient, por, përmbajtja është kryesisht një propagandë e zezë për një parti të caktuar politike.

CIVILi ka shpallur kumtesë në bazë të raportimeve nga vëzhguesit e procesit zgjedhor për periudhën nga dita e djeshme në ora 12 të mesditës, deri sot në mesditë. Sipas kumtesës, vëzhguesit e CIVILit që nga fillimi i heshtjes zgjedhore në mesnatë më 13 korrik, shënojnë raste të shumta të shkeljes së heshtjes zgjedhore, ndërsa në 24 orët e fundit intensifikohen aktivitetet e palejuara nga partitë politike.

CIVILi do ta vëzhgojë ditën e votimeve me 314 vëzhgues, të gjithë mobilë, të cilët do ta vëzhgojnë ditën e votimeve në 16 kategori, duke e përfshirë edhe respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, korrupsionin, gjuhën e urrejtjes, përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatat.

Në ditën e zgjedhjeve CIVILi do të mbajë 6 konferenca për shtyp dhe një panel diskutimi. Konferenca e parë për shtyp do të mbahet në ora 8 në mëngjes, ndërsa në vijim do të mbahen në ora 10, 13, 16, 18 dhe 22. Pas mbarimit të konferencës për shtyp në ora 22, pason panel diskutim me pjesëmarrje të ekspertëve, bashkëpunëtorëve të CIVILit.

Qendra për shtyp e CIVILit më 15 korrik do të jetë në hotelin Porta, Aerodrom. Organizata do të sigurojë transport falas deri në hotelin për të gjithë ekipet e gazetarëve.

Next Post
Fillim i qetë i ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e CIVIL-it shënojnë një numër të vogël parregullsish

Fillim i qetë i ditës së zgjedhjeve, vëzhguesit e CIVIL-it shënojnë një numër të vogël parregullsish

18 raste të reja të përpunuara të parregullsive zgjedhore të regjistruara nga ekipet e monitorimit të CIVIL-it

18 raste të reja të përpunuara të parregullsive zgjedhore të regjistruara nga ekipet e monitorimit të CIVIL-it

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom