• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pas disa ditë rritje, sot ulen rastet pozitive me korona virus

June 15, 2020
in BALLINA, LAJME
Sot 25 raste të reja dhe 8 të shëruar nga korona virusi
Share on FacebookShare on Twitter

103 raste të reja, 5 të vdekur dhe 13 pacientë të shëruar. Këto janë shifrat e reja sa i përket koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se për 24 orët e fundit nga 841 testet e realizuara, 103 raste janë konfirmuar pozitiv. Ata po ashtu njoftojnë se kanë ndërruar jetë 5 pacientë, 3 nga Shkupi, 1 nga Tetova dhe një nga Kumanova.

 

“Në Klinikën për Sëmundje Infektive ka ndërruar pacient 80 vjeçar nga Kumanova, i hospitalizuar më 5 qershor. Në Klinikën për Gastroenterohepatologji ka ndërruar jetë një 74 vjeçare nga Shkupi. Në spitalin ‘8 shtatori’ kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Shkupi, paciente 73 vjeçare e pranuar më 11 qershor dhe paciente 45 vjeçare, e hospitalizuar më 2 qershor. Në Klinikën e spitalit të Tetovës ka ndërruar jetë një 65 vjeçar, i hospitalizuar më 6 qershor”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 

Edhe pse Shkupi kulmon me numër më të madh të të infektuarëve, për krahasim me ditët e kaluara, sot shënon një rënie, 46 të konfirmuar pozitiv. Ndërkaq, Tetova tashmë prej sa ditësh që është bërë vatër e koronavirusit, regjistron 17 raste të reja.

“Në bazë të qyteteve rastet janë regjistruar: 46 raste të reja në Shkup,  Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë-17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1, Resnjë-6”, njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Nga testet e realizuara ditën e  fundit 123 janë bërë në kuadër të skriningut nëpër çerdhe në Shtip dhe Ohër, ku janë konfirmuar 4 raste pozitive, 2 në Shtip dhe 2 në Ohër. Deri tani në vend janë bërë 43 881 teste për Covid-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 13 pacientë të shëruar, në Shkup10, Prilep-2 dhe Tetovë-1.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarëve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 4157, numri i pacientëve të shëruar 1723, i të vdekurve 193, kurse për momentin numri i rasteve aktive është 2241.

Next Post
Ambasadorja e SHBA përshëndet marrëveshjen për zgjedhjet e 15 korrikut

Ambasadorja e SHBA përshëndet marrëveshjen për zgjedhjet e 15 korrikut

Lazim Destani demanton kandidaturën, i thotë JO politikës

Lazim Destani demanton kandidaturën, i thotë JO politikës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom