Kategoritë

Petrit Saraçini ALBIN KURTI “ANTIAMERIKAN”

Të thuash se Albin Kurti është antiamerikan, sepse është kundër qëndrimeve të disa budallenjve në politikën amerikane, është budallallëk.

Të thuash se Albin Kurti është antiamerikan, sepse është kundër ca kriminelëve shqiptarë dhe ca budallenjve amerikanë që për interesa personale duan t’ia fusin popullin në luftë e t’ia coptojnë shtetin që mezi e fitoi pavarësinë me shumë sakrifica të popullit shqiptar dhe atij amerikan, është budallallëk.

Albin Kurti ka përkrahjen e votuesit, qytetarit, sovranit të Kosovës. Albin Kurti meriton shansin të qeverisë, të drejtojë shtetin, të gabojë e të kritikohet, meriton që të ballafaqohet me votuesin pasi që të ketë dëshmuar aftësinë ose paftësinë e tij, dhe të largohet nga politika atëherë kur do t’i kalojë koha. Mirëpo jo pa bërë gabime dhe pa patur atë shans.

Është shumë e thjeshtë: ata që po luajnë këtë lojë kundër Albin Kurtit janë vetë antiamerikanë, sepse po shkelin partneritetin shumëvjeçar shqiptaro-amerikan dhe rezultatet e atij partneriteti.

Por jo vetëm që janë antiamerikanë dhe shërbëtorë të interesave ruse, por janë edhe shërbëtorë të kriminelëve që ka 20 vjet që po uzurpojnë frytet e përpjekjeve të përbashkëta shqiptaro-amerikane për liri, demokraci e prosperitet.

Po ua them këtë si njeri që mbi 20 vjet ka punuar në dhjetra projekte amerikane që kanë kontribuar për shqiptarët dhe shoqërinë e tyre në Kosovë e në Maqedoni. Pas këtij shkrimi, mund edhe të reflektoni, por mundeni lirisht edhe mua të më quani antiamerikan. Sepse, të parafrazoj të madhin Ajnshtajn që iku nga Hitleri në Amerikë mu me ndihmën e shqiptarëve, budallallëku nuk ka kufij.

#AluminiumOverMaximum
#BudallallekuSkaKufij