• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

MOS NA SHISNI PALLAVRA PËR PARIME NË POLITIKË SEPSE NUK KENI, QYTETARËT DUAN OFERTË KONKRETE!

March 3, 2020
in BALLINA, MENDIMI I LIRË
MOS NA SHISNI PALLAVRA PËR PARIME NË POLITIKË SEPSE NUK KENI, QYTETARËT DUAN OFERTË KONKRETE!
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Petrit Saraçini

Na batërdisën me këto lajmet e kota kush çka ka thënë në të kaluarën mes partive shqiptare në Maqedoni.  Sepse, në bllokun e partive shqiptare, të gjitha kanë thënë ç’mos për njëra-tjetrën, më pas kanë bërë koalicione, platforma bile, janë pajtuar e fotografuar, pastaj kanë prishur koalicionet dhe janë sharë. Nëse diku hahet fjala e thënë, buka me turp – pa fije turpi, ajo është politika.

Për shembull, është qesharake të dëgjosh Ali Ahmetin të flasë për “sojuzin” e Besës me LSDM-në, kur po ai bëri “sojuz” me LSDM-në që ia shpëtoi partinë e përgjysmuar dhe pushtetin në komuna para dy viteve. Harron Ali Ahmeti se mu ai hyri në historinë e “sojuzeve” parazgjedhore, mirëpo në nivel lokal. Tani nuk i pëlqen “sojuzi” në nivel nacional.

E njëjta vlen për sulmet e ndërsjella mes Aleancës, Alternativës, Besës, PDSH-së, RDK-së…deri sa janë në koalicion apo bashkëpunim – vëllezër, e pastaj…

Aman mos na shisni parime. E ka marrë vesh moti populli se parime nuk keni, se nuk janë mall që shitet në politikë, sidomos në politikën e Ballkanit. Interesi është ai që ju prin.

Andaj, atë që do të shohë populli është oferta konkrete për ardhmëri, si dhe emrat konkretë që do ta zbatojnë. Para qytetarëve shqiptarë tani janë dy koalicione, dhe dy parti që do të garojnë veç e veç. Lereni të kaluarën., folni se çfarë do të bëni në të ardhmen.

Sepse, qytetarët nuk janë budallenj, dinë shumë mirë të zgjedhin. Kjo shitje e parimeve nuk u bën punë aspak, sidomos atyre që shkelin të gjitha parimet, vetëm për të qenë në pushtet.

Next Post
Dëshmitarja nga Gjermania: Alimi dhe Guri njëherë i vodhën pastaj i kthyen procesverbalet

Dëshmitarja nga Gjermania: Alimi dhe Guri njëherë i vodhën pastaj i kthyen procesverbalet

OSBE-ODIHR fillon monitorimin, lajmet e rrejshme sfidë serioze

OSBE-ODIHR fillon monitorimin, lajmet e rrejshme sfidë serioze

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom