• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kryeministri i Kroacisë: Duam hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

January 4, 2020
in LAJME
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, është shprehur se po shkon në samitin e Zagrebit me qëllim të qartë, për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut,

”Ne do të këmbëngulim për këtë. Ne shkojmë në mënyrë ambicioze në samitin e Zagrebit, me qëllimin e qartë për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Plenkoviç.

Ai shprehet se përvoja e Kroacisë thotë se kur negociohet nuk shihet menjëherë hapi i ardhshëm, menaxhimi ekonomik, që sipas tij, për momentin nuk është mjaft e dukshme në negociatat për aderim.

Kryeministri kroat shtoi se nga samiti BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb majin e ardhshëm ka dëshirë të japë dy porosi të rëndësishme, e para që në të gjitha samitet takimet të bëhen në mënyrë sistematike dhe e dyta që të bëhet gjithçka që është në metodologjinë për aderim në Union, pasi kjo shërben si nxitje më e madhe për vendet kandidate.

Pas gjashtë vjet e gjysmë pas hyrjes në union, Kroacia më 1 janar mori presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian nga Finlanda.

Fillimi i presidencës kroate do të bëhet zyrtarisht më 9 janar, kur anëtarët e Komisionit Evropian do të shkojnë në Zagreb dhe kur një koncert me atë rast do të mbahet në Teatrin Kombëtar Kroat.

Më 9 janar Zagrebi do të presë një takim të Komisionit evropian nën kryesimin e presidentes, Ursula von der Leyen. Presidenca e BE-së shihet si një mundësi edhe për ta bërë shoqërinë kroate më të ndjeshme ndaj temave të unionit.

“Një Evropë e fortë në një botë sfidash”, është slogani që Kroacia ka zgjedhur për presidencën e saj.

Programi i presidencës së saj në BE bazohet në katër shtylla: Një Evropë që po zhvillohet; Një Evropë që po lidhet; Një Evropë që po mbron dhe një Evropë me ndikim.

Next Post

Erold Musliu: Naqe Çulev më ndaloi të mbledh informacione për Lagjen e Trimave

Filipçe: Me politika të vërteta shëndetësore, dyfish kemi ulur vdeshmërinë e foshnjave me lindje të parakohshme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom