“Vetëm varri është më i keq se burgu. Ditët e para në Shutkë nuk mund të merrja frymë. Unë isha në Shutkë për 27 muaj. Më kontorllonin çdo ditë për gati një orë e gjysmë. Luftë psikologjike,” tha Velija Ramkovski, një ish pronar i Televizonit A1, duke hapur panelin diskutues të CIVILit për” Viktimat e Regjimit – dëshmi dhe imazhe”.
Folësja e dytë, Lidija Llazova, e dënuar në çështjen Kalldrma më 1 dhjetor 2011, tregoi një pjesë të përvojës së saj në burgun e Manastirit, por edhe si vazhdon jeta e saj.” Unë u arrestova me 86 të punësuar në pagesat rrugore dhe menjëherë na u përcaktua paraburgim. U dërguam në Manastir me 20 kolegë, dhe mua më vendosën në një nga dy izolimet.Dhoma e izolimit ishte e vogël dhe kishte vetëm vend për një shtrat hekuri dhe nevojtore, ishte e lagësht dhe e ftohtë brenda, dhe kishte një dritë sa një qiri. U kërkova komandantëve dritë pak më të fortë, sa të lexoja. Laheshim një herë në javë, bënim vetëm nga 2-3 xhiro në oborr dhe ktheheshim menjëherë … I dëgjoja kolegët meshkuj që qanin dhe dënesnin nëpër qeli. Unë duhej të qëndroja vetë duke i dhënë kurajo vetes se do të dilja … Pasi mbaroi dënimi, të gjithë ne ndjehemi sikur jemi në robëri edhe pse jemi në liri … Shohim që qeveria po merr disa masa për të gjithë, përveç për ne që ishim viktima të regjimit dhe nuk kanë bërë ende asgjë dhe ende jemi duke pritur drejtësinë “, tha Llazova.
Ljube Boshkoski përmes video adresimit, ndër tjera tha , se ai ishte në shënjestër të të gjitha regjimeve, dhe ai e dinte mirë se si ishte të dënohej para drejtësisë. Boshkoski u bëri thirrje autoriteteve që ta lirojnë Jane Çento, i cili u dënua për terrorizëm pas sulmit të 27 prillit në Parlament, dhe të zëvendësojë në vend të tij urdhëruesin, të arratisurin Nikolla Gruevski.
“Ai frikacak nga Budapesti po përpiqet të komandojë dhe djemtë e rinj po ndjekin diktatorin e tyre Budapestian. Unë e respektoj Zoran Zaevin sepse ai ka guximin në kohën më të vështirë ta heq kancerin e qeverisjes së keqe,” tha Boshkovski.
“Kur e pashë se kush do ta flasë në panel unë u ndjeva pak në siklet të flas para këtyre viktimave të mëdha të regjimit, të cilët kanë paguar shumë për pikëpamjet e tyre dhe që u bnë therrrë në sytë e qeverisë … Unë nuk e konsideroj veten viktimë … kam pasur privilegjin të mos kaloja madje as një ditë pas hekurave, por kishte mjaft dhunë fizike, arrest me forcë … “, tha Pavle Bogoevski.
“Vendosa të mos veshi maskë në të gjitha veprimet dhe aktivitetet sepse doja të dihet emri dhe pamja ime. Nuk e ndjej se kam qenë viktimë e regjimit. Kam pasur privilegjin që të mos e kaloj një ditë të vetme pas hekurave, përveç shumë sulmeve fizike, e fundit ishte më 27 prill në Kuvend… Nuk është e krahasueshme me momentin të mos mund të shohësh yjet, apo të flej në mure të lagësht në të ftohtë, por është rrënqethëse të shkosh në shitore, e të mos e dish nëse dikush po kërkon t’ju rrahë apo t’ju afrojë,”tha Bogoevski.
Vane Cvetanov e pyeti publikisht Hristijan Mickovskin: Pse bëhen listat e linçimit dhe çfarë do të bëhet nëse publikohen prova për publikun, me shpresë se publiku do të marrë një përgjigje.” Viktimat e regjimit janë harruar vitet e fundit, dhe diçka duhet të ndryshojë përveç organizimit të debateve. Ne duhet të shohim reforma në gjyqësor dhe polici, nuk kemi parë ndonjë polici të ndaluar që në të kaluarën i ka tejkaluar autorizimet. Ne që ishim viktima të regjimit kërkojmë drejtësi – ne nuk kërkojmë mëshirë,” tha Cvetanov.
Tomisllav Kezharovski, si viktimë e regjimit, deklaroi se ata, viktimat, janë këtu për t’u mbajtur mend, për të ruajtur kujtimet … dhe për të kundërshtuar regjimin totalitar.
“Tani ndjej sikur ata duan që ne të zhdukemi. Megjithatë, ne jemi këtu për të ruajtur ato kujtime dhe për të kundërshtuar regjimin totalitar … Fjala regjim është bërë një fjalë e ndaluar, askush nuk e përmend më atë … Pas një minutë të kaluar në burg, ju nuk jeni më i njëjti njeri. Sado që të kem presione, unë do të luftoj deri në fund. Në CV-në time ai nuk do të shkruajë kurrë – Unë dorëzohem! ”Tha Kezharovski.
D. Muratov