Kategoritë

NDIHMË CIVILI dhe Zdravkin në aksion të përbashkët për viktimat e tërmeteve në Shqipëri

konferencën e nesërme “Mes synimeve dhe realitetit” që do të mbahet në Muzeun e Qytetit të Shkupit, në ora 13, me rastin e shënimit të themelimit të CIVILit, organizata do të vendos kuti për donacione për ndihmë familjeve të viktimave në tërmetin katastrofal në Shqipëri.

Aksioni i CIVILit është në bashkëpunim me humanisten Lençe Zdravkin, e cila është një nga folëset në konferencë. Një ditë më vonë, më 30.11 ajo do të niset për Shqipëri me ndihmën humanitare të mbledhur.

Të gjithë qytetare/ët që dëshirojnë të dhurojnë mjete , këtë do të mund ta bëjnë në Muzeun e Qytetit të Shkupit nga ora 13 deri ora 15, gjatë ngjarjes së CIVILit.

Përveç në këtë ngjarje, qytetaret dhe qytetarët humanë të Velesit, por edhe nga qytetet tjera mund të komunikojnë me Lençe Zdravkin.

CIVILI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen dhe të ndihmojnë aq sa u lejojnë kushtet. Bashkë jemi më të fortë.

Ekipi i CIVILit për komunikim

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.