Kategoritë

PËRVJETOR Njëzet vite të zëshëm dhe krenarë

shkruan: Xhabir Deralla

Të mbrohet interesi publik para interesit personal, të qëndrohet në anën e të pafuqishmëve dhe të padrejtësuarve  me kusht të rrezikimit të mirëqenies personale, sigurisë, jetës… Të mbahet koka e drejtuar edhe atëherë kur të gjithë janë në gjunjë, me koka të ulura… T’i shkohet të vërtetës në sy edhe kur ajo dhemb… Kjo është zgjedhja që e bëjmë çdo ditë, çdo orë, për 20 vite me radhë. Ky është CIVILi.

Kërcënimet për ne janë thirrje për luftë, e jo arsye për tërheqje. Kërcënimeve, sulmeve dhe dhunës çdo herë u përgjigjemi në pajtim dhe me thirrje për luftë, sepse CIVILi asnjëherë nuk tërhiqet. Të hapur, të sinqertë, të pakomprometueshëm, të zëshëm dhe krenarë – ky është CIVILi.  Çdo herë të gatshëm për rrugë, për aksion, luftë – këta janë njerëzit e  CIVILit. Asnjë makineri propagandiste nuk mund t’i lëkund këta njerëz modestë, por luftëtarë dhe të fortë.

Madje edhe më të afërmit tonë na thonë se jemi kokëfortë, se nuk e dëgjojmë zërin e arsyes, se duhet ta mbrojmë edhe interesin tonë ndonjëherë, se nënshtrimi nganjëherë është taktikë e mirë dhe e arsyeshme.

Nuk ka asgjë të arsyeshme në nënshtrim! Nuk ka asgjë të arsyeshme në pafundësinë e egoizmit! Nuk ka asgjë të arsyeshme në heshtjen! Sepse atë që kërkojnë nënshtrim, ata që mendojnë se njerëzit dhe dinjiteti blihen me para, ata që duan të na heshtin, asnjëherë nuk do të heqin dorë. Ata duan të sundojnë pafundësisht me mendjet dhe jetën e njerëzve. Prandaj, nuk ka asgjë të arsyeshme në nënshtrim! Dinjiteti dhe liria nuk kanë çmim.

Dhjetëra mijë njerëz ishin dhe janë pjesë e punës së CIVILit anembanë vendit. Bashkë i vëzhgojmë proceset zgjedhore, zbatojmë monitorimin e gjendjeve të të drejtave dhe lirive të njeriut, shpalosim padrejtësi, lajme të rrejshme, dezinformata dhe propagandë, marrim pjesë në luftën kundër korrupsionit, luftojmë kundër gjuhës së urrejtjes dhe nacionalizmit…

Bashkë, zëshëm, pa kompromise, me vendosmëri!

Nga dita e parë, CIVILi është platformë e hapur për këmbim, madje edhe ndeshje të ideve dhe qëndrimeve, hapësirë ku qytetaret dhe qytetarët mund të ndajnë dëshmi dhe të mësojnë shkathtësi të reja. Në vitet e rënda gjatë regjimit autoritar dhe në periudhën e riparimit dhe kthimit të demokracisë dhe lirisë, për CIVILin janë më të rëndësishme besimi dhe mbështetja e qytetarëve. Sepse, ata janë CIVIL! Pikërisht mbështetja, komunikimi i përditshëm me qindra qytetare dhe qytetarë nga të gjitha viset e vendit, i ndihmon CIVILit ta kryejë funksionin e vet – të jetë ruajtës i të drejtave dhe lirive të njeriut, pr synimin për drejtësi, liri dhe barazi, për nevojën e fuqishme të jemi të zëshëm dhe të lirë.

Është privilegj dhe nder të jesh pjesë e CIVILit. Ju falënderojmë qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve, ju falënderojmë donatorëve që e treguan besimin e tyre në organizatën tonë dhe i ndihmuan projektet që i drejtojmë. U falënderojmë edhe atyre që e sulmojnë CIVILin, sepse edhe ata janë pjesë e fuqisë sonë.

 

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.