Kategoritë

CIVIL Konferencë për shtyp e CIVILit për ngjarjet me rastin e 20 vjetorit nga themelimi, por edhe me pyetje nga gazetarët për PSP, privilegjet, drejtësinë…

CIVILi sot mbajti konferencë për shtyp në të cilën u prezantua programi jashtëzakonisht dinamik i aktiviteteve dhe ngjarjeve lidhur me të drejtat dhe liritë e njeriut, me rastin e 20 vjetorit nga themelimi i organizatës. Pa kokteje dhe ahengje, por me punë, si çdo herë, me konferenca, ngjarje publike dhe ngjarje mulitimediale të angazhuara kulturore, CIVILi do ta shënojë jubileun. Ngjarjet e kësaj organizate si zakonisht, janë destinacion për të gjithë qytetare/ët e vetëdijesuar dhe aktivë të cilët kanë energji, vullnet dhe nevojë të kyçen në përballjen dhe angazhimin me sfidat në shoqërinë tonë dhe mbështetjen e proceseve demokratike dhe eurointegrimeve.

 

Në konferencën për shtyp, presidenti i CIVILit u përgjig edhe në pyetje tjera nga ekipet gazetare, të cilat kanë të bëjnë me ngjarje dhe deklarata aktuale.

Përfaqësuesit  mediave në veçanti u interesuan për qëndrimin e CIVILit për bonuset e PSP, për deklaratën e presidentit Pendarovski se edhe ai do të largohej nga vendi në të cilin të ardhurat personale janë 400 euro, për statusin dhe iniciativën për ndërprerjen e privilegjeve të funksionarëve, për drejtësinë dhe shtetin juridik…

CIVILi  është i formuar më 25 nëntor  të vitit 1999 si organizatë burimore, nga qytetare dhe qytetarë të Maqedonisë. Për momentin, organizata  numëron rreth 400 anëtarë.

Programi i CIVILit në dy javët e ardhshme përfshin konferencë të madhe më 29 nëntor, kushtuar shoqërisë qytetare “Mes synimeve dhe realitetit”, panel diskutim “Rampë” me rastin e 3 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara ,festival i lirisë angazhuar multimedial, më 10 dhjetor, Dita e të drejtave të njeriut dhe shumë aktivitete tjera.

Ekipi i CIVILit për komunikim

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.