Kategoritë

TRANSPARENCË Stemenkova: Përmes punës time transparente luftoj kundër lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave

Këtë vit, kryetarët e komunave kishin mundësi për dhënie llogarie për punën e tyre gjatë mandatit të tyre dyvjetor pas zgjedhjeve lokale të vitit 2017.

Kryetarja e Komunës Makedonska Kamenica, Sonja Stemenkova, në bisedë me CIVIL Media, tregoi për zbatimin e politikave përgjegjëse dhe transparente në komunë, si informohen qytetarët për aktivitetet e komunës, dhe për marrëdhëniet mes pushtetit lokal dhe qendror.

“Ajo që në masë më të madhe e zvogëlon zhvillimin e Komunës është mungesa e dokumenteve strategjike. Si detyrë të parë dhe themelore që ia dhamë vetes si qëllim ti përgatisim dokumentet strategjike. Për momentin bëhet përgatitja e dy dokumenteve strategjike, ndërsa vazhdojmë me strategjinë për të rinjtë, për turizëm…Çdo herë  mundet edhe më tepër. Sa edhe të mendojmë se kemi bërë maksimumin çdo herë mbetet hapësirë se kemi mundur edhe më tepër. Mirëpo, më e rëndësishmja është të plotësohen nevojat e qytetarëve, por edhe të vendoset diagnoza e saktë e problemit, që të arrihet më lehtë deri te zgjidhja”, deklaroi Stemenkova, e kënaqur nga puna e kryer në dy vitet e mandatit të saj si kryetare e komunës.

Stemenkova u lëvdua për aspektin e transparencës dhe përgjegjësisë së politikave që i zbaton  si kryetare e komunës.

“Me fillimin e mandatit tim gjetëm një komunë e cila nga mbi 80 komuna, me vite ka qenë në vendin e 50 pas transparencës dhe e parafundit në rajonin lindor të vendit. Këtë vit rezultatet tregojnë një pasqyrë krejtësisht tjetër. Ishim në vendin e dytë, tani jemi në vendin e parë sipas transparencës, ndërsa në nivel shtetëror jemi në vendin e 13. Do të angazhohemi të ngritemi në nivel edhe më të lartë shtetëror, sepse premtuam komunë transparente, punë transparente dhe qytetarët meritojnë të dinë se ku shpenzohen mjetet e tyre. Ajo që më krijon kënaqësi të veçantë është se e pamë dobësinë, angazhuam një person që është i obliguar për publikimin e planeve vjetore, veprimeve, prokurimeve publike, të gjithë asaj që e bën komunën transparente. Ajo që na mungon përveç dokumenteve strategjike janë edhe ISO standardet. Tani jemi edhe anëtare e Institutit për standardizim. Kemi plan ti shfrytëzojmë kapacitetet e Institucionit që ti sjellim edhe këto certifikata në komunë”, tha Stemenkova.

As Komuna e Makedonska Kamenicës nuk është  imune ndaj lajmeve të rrejshme dhe dezinformatave. Stemenkova tregoi se fushatat e grave kandidate për kryetare komune janë specifike, që ka sjellë deri te ballafaqimi me fushatën negative kundër saj, plot me gjuhë të urrejtjes dhe mosrespektimit të gruas si person.

“Çdo herë e gjej anën pozitive të asaj që shkruhet, e kapi poentën dhe e paraqes në opinion. Po, përballem me lajme të rrejshme dhe kritika, por si kryetare e komunës dhe me punën time, përmes transparencës, jap mundësi që çdo kush të vlerësojë nëse ato lajme janë të rrejshme ose jo. I largohem konfrontimit, sepse njerëzve që paraqesin lajme të rrejshme kjo u jep material të vazhdojnë edhe më tej”, shton Stemenkova, e cila sipas profesionit është psikloge.

Stemenkova është çdo herë e hapur për qytetarët, duke vlerësuar se nëse njerëzit kanë ndarë 5-10 minuta nga koha e tyre, atëherë kjo është më së paku nga ajo që pritet nga ajo. Ajo është e kënaqur nga relacioni mes pushtetit lokal me atë qendror.

“Me vetë ardhjen në këtë funksion, isha e përgatitur të ballafaqohem më tepër  me kritika sesa me lëvdata…Filozofia ime është qasja e hapur ndaj njerëzve, bisedime dhe të vërteta”, theksoi Stemenkova.

Simona M. Zhivkova

Përpunimi i tekstit: Biljana Jordanovska / Dijana Tahiri

Kamera: Atanas Petrovski

Fotografia: Dehran Muratov

Leave a Comment

You must be logged in to post a comment.