E.T. Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih, në fjalimin e tij në Konferencën për reforma zgjedhore: Perspektivat e zgjedhjeve në Maqedoni, deklaroi se ka ardhur koha që shoqëria jonë të bashkohet dhe të bashkëpunojnë ngushtë të gjitha etnikumet me qëllim të tejkalimit të ndarjeve.
“Sot/nesër, parlamenti gjerman, Bundestagu, do të merr vendimin për votimin për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Këshillin e BE. Përskaj të gjitha vështirësive dhe mangësive, të cilat ende ekzistojnë, Maqedonia e Veriut krijoi një tregim të suksesshëm të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht në kuptim të afrimit të rajonit. Maqedonia e Veriut për momentin nuk ka probleme me fqinjët. Maqedonia e Veriut ka krijuar dallim të madh me dimensione historike me Marrëveshjen e Ohrit. Kjo duhet të paraqet shembull për tërë rajonin”, deklaroi Ambasadori Tomas Gerberih.
Ai shtoi se përskaj suksesit në politikën e jashtme, tani është me rëndësi më tej të thellohet procesi i reformave dhe të zbatohen ligjet e reformave të sjella paraprakisht nga Kuvendi, duke i përfshrë gjithashtu edhe votat e opozitës.
“Këto orvatje duhet të forcohen dhe të japin rezultate të dukshme për çdo qytetar. Edhe këto orvatje duhet ta përfshijnë reformat e sistemit zgjedhor. Për këtë qëllim, shoqëria – kjo ka të bëjë edhe me të gjitha pjesët e shoqërisë tuaj, duke i përfshirë të gjitha etnitë – duhet të bashkohet dhe të bashkëpunojnë ngushtë mes vete që të tejkalohet ndasia ende ekzistuese, e në momente e rritur në shoqërinë tuaj. Këtu do të dëshiroja ta shprehi respektin tim ndaj rolit të presidentit Pendarovski, motoja e të cilit çdo herë është se ai është presidenti i të gjithëve. Temat konkrete për të cilat do të flisni sot në konferencën tuaj gjithashtu janë pjesë qendrore të procesit të integrimeve në BE në formë të mbështetjes nga ato institucione, si dhe pritjet për përparim ndaj qasjes”, deklaroi Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Tomas Gerberih.