Në mungesë të terminit më të mirë, ajo që sot ndodh ne e quajmë gazetari qytetare. Përndryshe, kj nuk ka lidhje me gazetari. Në parim, kur sëmureni, nuk shkoni te mjeku qytetar, por shkoni te mjeku që ka kryer fakultetin e mjekësisë. Sepse zanati, si në profesionin e mjekësisë, ashtu edhe në gazetari, është i rëndësishëm.
Mirëpo, sot është iluzore të flitet për ose kundër gazetarinë qytetare për arsyen se të gjithë ne në xhepat tonë mbajmë nga një studio televizive. Problemi është se gazetaria ka standarde të ashpra të cilat duhet të mësohen. Gazetaria është profesion që nuk është shkencë, por është zanat që duhet ditur. Kur ato standarde dhe rregulla zanati nuk njihen, atëherë kemi një kakofoni totale, e cila shpërndahet në mediat sociale dhe e cila shpesh i bën dëm demokracisë, në vend se të ndihmojë.
Prandaj ne sot merremi me atë se kush në cilën kafene e kalon kohën, me gjendjen e llogarisë fiskale kur është ngritur nga vendi pasi i ka ngrënë kikirikët dhe për këtë ka 300.00 pëlqime dhe nuk e di se sa dukshmëri në rrjetet sociale, ndërsa debati serioz për reformën në arsim ka 3000 shikues. Njerëzit e humbën interesin për kontekstin, sepse kjo, e ashtuquajtur – gazetari qytetare nuk merret me kontekstin, që është thelbi i profesionit gazetar, por merret me shpejtësinë e plasimit të “lajmit”.
Kemi arritur deri te fakti se gjeneratat e reja jo vetëm se nuk e kërkojnë kontekstin të shihet edhe ana tjetër, por kërkohet fotografi që të shihet një ilustrim për diçka që ka ndodhur, ndërkaq e cila nuk tregon asgjë për rrethanat në të cilat ka ndodhur.
Pyetja se çfarë mendoj unë për gazetarinë qytetare është e pakuptimtë, kjo nuk është gazetari, por është diçka që ndodh, diçka që nuk mund të anashkalohet. Diçka për të cilën jam i sigurt që do të ketë pasoja mbi gazetarinë qytetare. Sepse njerëzit më nuk kanë as kohë, as nevojë të merren me kontekstet, ndërsa thelbi i profesionit gazetar është të shpjegohen kontekstet e fotografive që i shihni.
Mendoj se për këtë shkak gazetaria është profesion në zhdukje dhe është kontestuese edhe sa vite mund të mbijetojë. Nga njëra anë do të mësohemi në këtë frekuencë jashtëzakonisht të madhe të pakuptimësive, të humbjes së kohës… Pastaj, ka edhe një karakteristikë plotësuese që do të thotë se di të humbet përgjegjësia rreth asaj që bisedohet dhe si bisedohet për ngjarje të caktuara. Ky me siguri se është standardi i si me të cilin ditë e më tepër mësohemi.
Kjo pastaj do të reflektohet mbi krijimin e politikës. Sepse edhe politika nuk është e paaftë. Ajo do të fillojë ti manipulojë këta gazetarë qytetarë në mënyrë e cila i konvenon politikës. Ndërsa për politikën çdo herë është më lehtë të manipulojë me një gazetar qytetar, sesa nga gazetar që e kupton politikën dhe din ti parashtrojë pyetjet e vërteta.