Kategoritë

MONITORIM QYTETAR Të gjitha paraqitjet për shkeljen e të drejtave të njeriut, korrupsion, gjuhë të urrejtjes dhe lajme të rrejshme në një vend

CIVILI i vendosi në një vend paraqitjet për shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në kuptimin më të gjerë, gjuhën e urrejtjes, lajmet e rrejshme dhe rastet e korrupsionit. Është e dukshme dhe e thjeshtë, të gjithë qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në monitorimin qytetar të gjendjeve në mjediset e tyre dhe në përgjithësi, në tërë shtetin, mund ta bëjnë këtë me disa klikime.

Mjafton të hapet faqja Objektivi qytetar, kushtuar aktivizmit, gazetarisë qytetare, të drejtave të njeriut, transparencës dhe përgjegjësisë, në rubrikën PARAQIT dhe të zgjidhet formulari i duhur. Që të lehtësohet komunikimi, në rast të hamendjes së paraqitësve se cilin formular ta zgjedhin, mjafton ta hapin formularin TË DREJTAT E NJERIUT dhe ti vendosin të dhënat në kategorinë “Tjera”. Shkaku për këtë është i thjeshtë, të gjitha format e shkeljes dhe keqpërdorimit janë pjesë e temave në korpusin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Paraqitjet janë të vlefshme për Civilin, për opinionin dhe për institucionet e përkushtuara mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ligjshmërisë. Të gjitha informatat do të shqyrtohen me kujdes dhe do t’i nënshtrohen kontrollit. Ato do të jenë pjesë e raporteve të Organizatës dhe nga komunikimi me opinionin dhe institucionet. Në platformën mediatike të CIVILIT, që i përfshin faqet Objektivi qytetar, Civil MEDIA, Green CIVIL dhe tjera, për çdo ditë publikohen informata dhe tregime për shkeljen e të drejtave të njerut, korrupsionin, diskriminimin, gjuhën e urrejtjes, lajmet e rrejshme dhe dukuri tjera dhe raste që janë në kundërshtim me interesat dhe nevojat e qytetareve dhe qytetarëve.

Të gjitha paraqitjet janë ANONIME, ndërsa të dhënat nga paraqitjet do të trajtohen në mënyrë që, nëse publikohen ose trajtohen më tej në institucionet, do të përpunohen në mënyrë që maksimalisht të mbrohen burimet e informatave. CIVILI ka përvojë të madhe në këtë fushë dhe asnjëherë nuk i keqtrajton ose  nuk i sjell në situatë të pahijshme ose rrezik burimet e veta.

CIVILI u bën thirrje të gjithë mbështetësve dhe anëtarëve, gazetarëve qytetarë, aktivistëve dhe të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të interesuar ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të ndihmojnë për zbulimin  e veprimeve korruptuese dhe kundërligjore, keqpërdorimet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Njëkohësisht, presim propozime dhe udhëzime për përmirësimin e formatit të paraqitjeve, formulimin e pyetjeve dhe fushave dhe çdo gjë tjetër që mendoni se mund të ndihmojë në këto orvatje dhe angazhime të përbashkëta. Njëkohësisht, nga Organizata dërgohet falënderim publik për besimin e madh dhe mbështetjen që vjen nga të gjitha viset e vendit.

Faqja dhe projekti Objektivi qytetar janë të mbështetura nga National Endowment for Democracy.

 

PARAQIT

SHKELJE E TË DREJTAVE TË NJERIUT   

KORRUPSION

GJUHË E URREJTJES

LAJME TË RREJSHME