Kategoritë

TRAUMAT E SOPIT 11 vite pavarësi

Kosova, ky territor dardan që para pavarësisë e kishte shpresën, kurse tani e ka pavarësinë por e ka humbur shpresën.

Shkruan: Hasim Memishi Sopi

Kosova vendi më i izoluar në Evropë, madje ka fjalë se nga izolimi i madh deri tani asnjë qytetar nuk e ka kap shkuja (promaja), ky vend i vogël aq i izoluar ku nuk vijnë as turistët as mysafirët, vijnë vetëm ndërkombëtarët herë pas here, ua “lagin” fytyrat politikanëve dhe ikin nga sytë këmbët.

Kosova ky territor që kishte shumë ëndrra, sot prodhon vetëm të rinj që duan të ikin në perëndim, për të kërkuar një jetë më të mirë.

Kosovën më së shumti e duan politikanët, sepse e vjedhin për çdo ditë, politikan që Kosovës nuk i dhanë asgjë, por ia morën të gjitha.

Kosova që pas 11 vitesh pavarësi nuk ka arritur të ngrit cilësinë e arsimit, në statistikat ndërkombëtare del në vendet e fundit, pas 11 vitesh pavarësi Kosova ende nuk e ka bërë liberalizimin e vizave, ende nuk e ka ulur papunësinë, ende nuk ka arritur të krijojë një ndërmarrje të fuqishme shtetërore, ende punësimet bëhen në baza partiake, ende rrogat janë sa për të paguar faturat mujore, ende nuk ka arritur të krijojë një qendër të mirëfilltë turistike, ende produktet e huaja janë më të rëndësishme se ato vendore, ende politikanët vazhdojnë të bëjnë politikën e interesave personale e jo atyre shtetërore…ende…

Urojmë që në 12 vjetorin e pavarësisë të gjitha këto që i thash më lartë të janë përmirësuar.