• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Sela e mbështet idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

January 22, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Sela: Debat në institucione, e jo rrugëve e istikameve!

Ziadin Sela: Deklarata e përbashkët nuk mban vulën e Tiranës, po mban vulën e Shkupit. Në vitin 1991 është nënshkruar deklarata e përbashkët e subjekteve politike shqiptare, në momentin që Maqedonia e shpalli pavarësinë e saj mbi bazën e heqjes së të drejtave të mbi një të tretës së popullatës, që është shqiptare. Dhe, përsëri në Shkup, do të duhet të kthehen ato të drejta, dhe nuk do të kthehen në Tiranë ose në ndonjë vend tjetër.

Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dje ka deklaruar se ende nuk është mbledhur Kryesia Qendrore e partisë për të ndërtuar qëndrim në lidhje me zgjedhjet presidenciale, por se vazhdojnë të jenë të idesë se presidenti duhet të zgjidhet në Kuvend.

“Ne ende s’kemi mbajtur mbledhje të Kryesisë Qendrore, pasi të mbajmë mbledhje do të kemi qëndrimin tonë në lidhje me zgjedhjet presidenciale. Qëndrimi jonë vazhdon të jetë që presidenti të zgjidhet në Parlament pasi që vetëm në këtë formë e merr kuptimin fjala “president konsensual”. Mund të ketë kandidatura konsensuale dhe president konsensual nuk ka se atë e vendos populli, por është e kuptueshme për ne se kjo është një lojë e subjektit politik që në emër të këtij konsensualiteti ia garantoi mandatin pesëvjeçarë Gjorge Ivanovit, fjalën e kam për BDI-në, dhe tani s’kanë se i ikin që të mos i zbulojnë lojërat e fëlliqura që i bënë dikur dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë kësaj konsensualiteti. Aleanca për Shqiptarët do të ndërtojë qëndrim në lidhje me zgjedhjet presidenciale, kemi kohë, kur të shpallen zgjedhjet do të deklarohemi”, tha Sela.

Në lidhje me mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale, Sela tha se janë të nevojshme pasi përveç Marrëveshjes së Prespës, që sipas tij është më shumë meritë e faktorit ndërkombëtarë, ka dështuar në të gjitha fushat.

“Jemi për zgjedhje të parakohshme parlamentare, vlerësojmë shumë momente shumë momente pse duhet të shkuar. Qeveria përveç planit për fqinjësi të mirë dhe politikës së jashtme, që ka qenë më tepër meritë e faktorit ndërkombëtarë se sa prej brenda e kam fjalën për Marrëveshjen e Prespës dhe ndryshimin e emrit dhe ndryshimeve kushtetuese, në të gjitha sferat tjera ka dështuar. Në qoftë se e kemi parasysh atë sloganin e famshëm “Nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, ju e dini më së miri se çfarë drejtësie kemi sot. Kriminelët amnistohen të kapur me filmime duke e kryer veprën penale, ndërkaq të pafajshmit që rrinë nëpër burgje sot e kësaj dite nuk po e marrin atë që e prisnin, lirimin nga burgu apo dëmshpërblimin. Premtimi kryesor i Qeverisë ishte drejtësia dhe në këtë ka dështuar”, deklaroi Sela.

Next Post
Fillon procedura e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë

Katër ditë do të debatohet për Marrëveshjen e Prespës në Kuvendin në Athinë

Konkurs për ndarjen e çmimeve gazetare për vitin 2018

Konkurs për ndarjen e çmimeve gazetare për vitin 2018

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom