• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Inspektorati shtetëror për punë ka pranuar mbi 300 ankesa për mospagim të rrogës

January 22, 2019
in BALLINA, LAJME, POLITIKË
Inspektorati shtetëror për punë ka pranuar mbi 300 ankesa për mospagim të rrogës
Share on FacebookShare on Twitter

Inspektorati shtetëror i punës nga Viti i Ri e këndej  ka pranuar mbi 300 ankesa nga të punësuarit, në lidhje me mospagesën e rrogës së 13, ose K-15. Pjesa më e madhe e ankesave janë nga punëtorët e të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës, por e plotësojnë kushtin për të marrë regresin e pushimit vjetor sepse kanë punuar mbi 6 muaj, ndërsa pronarët e kompanive ku kanë punuar nuk e kanë kryer pagesën.

“Ende po punohet për shqyrtimin e gjithë ankesave sepse sipas dispozitave ligjore duhet t’i paralajmërojmë punëdhënësit se nëse nuk e paguajnë K-15 ta bëjnë këtë, pastaj kanë afat për ankesën e vendimit, që zgjat prej tetë deri 10 ditë dhe nëse deri atëherë nuk e respektojnë, do t’ju jepet dënim”, tha Zllate Stojanovski, udhëheqës i Marrëdhënieve të Punës të Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Ai tha se nga kontrolli në terren ka pasur edhe situata ku të punësuarve u është paguar regres më i ulët, por ligji e lejon këtë.

“Një pjesë e ankesave janë edhe nga të punësuarit në shërbimin e veprimtarisë, ku janë institucionet shëndetësore dhe arsimore private, veprimtari sociale dhe komunale. Njoftim të tillë kemi marrë nga Organizata e Punëdhënësve”, tha Stojanovski.

Ai shtoi se ankesat i kanë pranuar nga veprimtari të ndryshme dhe nga të punësuarit e tregtisë dhe hotelerisë, por edhe nga kapacitetet prodhuese.

Next Post
Sela: Debat në institucione, e jo rrugëve e istikameve!

Sela e mbështet idenë për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Fillon procedura e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë

Katër ditë do të debatohet për Marrëveshjen e Prespës në Kuvendin në Athinë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom