• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Ordanoski: Sipas të gjitha gjasave, në vitin 2019 na presin zgjedhje të pa suksesshme presidenciale

January 15, 2019
in BALLINA
Ordanoski: Sipas të gjitha gjasave, në vitin 2019 na presin zgjedhje të pa suksesshme presidenciale
Share on FacebookShare on Twitter

“ Sipas të gjitha gjasave, një numër i madh nga ata që pritnin se viti 2018 do të jetë vit i  kthimeve dhe arritjeve të mëdha në shtetin demokratik, vit i shtetit juridik, vit në të cilin do të realizohet një pjesë e madhe e premtimeve për të cilat me vite dilej nëpër rrugë,  dhe për të cilat u bë i tërë kthimi politik në Maqedoni, në kuptimin e rrënimit të regjimit të Gruevskit dhe ardhjes së pushtetit të ri të udhëhequr nga LSDM, me siguri shumica nga ata, të cilët kishin pritje optimiste, në fund të vitit mbeten shumë të dëshpëruar”, thotë Sasho Ordanoski në bisedë për CIVIL Media për Perspektiva 2019.

Për vitin 2019, të cilin Qeveria e paralajmëron si vit ekonomik, Ordanoski thotë se nuk ekzistojnë shumë të dhëna dhe parashikime që tregojnë se me të vërtetë do të jetë ashtu.

“Viti 2019 do të jetë një vit në të cilin na presin zgjedhje presidenciale të cilat siç duket do të jenë pa sukses, sepse censusi prej 40%, gjegjësisht 720.000 votues të cilët duhet të dalin, me siguri se do të jetë rëndë të arrihet. Posaçërisht, duke e marrë parasysh këtë kuantum të votuesve të dëshpëruar, i cili lëviz diku mes 30 dhe 40%, dhe i cili nëse nuk del t’i anulojë fletëvotimet atëherë me siguri nuk do të dal fare të votojë. Jemi të ballafaquar me mundësinë që ndonjë nga partitë ta bojkotojë këtë proces”, thotë Ordanoski.

Ai vlerëson se kriza e tillë do të kalojë edhe në krizë Kushtetuese ku mund të kalohet në një fazë në të cilën nuk do të zgjidhe president sipas normave ekzistuese të kushtetutës, por do të duhet të ndryshohet kushtetuta, që kjo ç[shtje të rregullohet në mënyrë tjetër, ose me uljen e censusit, ose me ndonjë mënyrë tjetër të zgjedhjes së presidentit, ndoshta, në Kuvend.

“Kështu që, ne shohim se me çdo hapje të kushtetutës, ne kemi edhe një varg tjetër komplikimesh, ku çdo kush shikon të shtojë ose të marrë diçka. Kjo do ta ngujojë përsëri Maqedoninë në diskutime dhe debate të reja të cilat do të nënkuptojnë zvarritje dhe harxhim të kohës së asaj që do të thotë, shumë më tepër politikë, sesa sociale, ekonomi dhe çdo gjë tjetër”, thotë Ordanoski.

Biljana Jordanovska

Përpunimi i tekstit: Maja Ivanovska 

Kamera: Dehran Muratov

Fotografia: Angella Petrovska

[divide]

Kjo bisedë është pjesë e serialit “Perspektiva 2019” në kornizat e projektit të Civilit “Qytetaret dhe qytetarët për shoqëri të lirë”, me mbështetje financiare nga Ministria për punë të Brendshme e Republikës Federale të Gjermanisë

 

 

Next Post
Procedurë penale për pushimet mjekësore të rrejshme

Procedurë penale për pushimet mjekësore të rrejshme

Imer Selmani emërohet Konsull nderi i Shqipërisë në Maqedoni

Imer Selmani emërohet Konsull nderi i Shqipërisë në Maqedoni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom