Kategoritë

TRAUMAT E SOPIT Halli jot, pi gjevreki n’levrek…

Halli jot, deri dje e krefshe lopën për kërpeshi, sot halli jot e krefish kravatën për barki; halli jot deri dje i ngrofshe durët te auspuhi golf2-it, sot je bo halli jot ta ngrofish bithën n’Passat qeverie!

Shkruan: Hasim Memishi Sopi

Halli jot, deri dje e shtojshe shamponin me ujë, sot halli jot o bo t’lahet n’xhakuzi ene sauna; halli jot deri dje hajte hoshaf kumbllash, shtaj halli jot paj vodka redbull; deri dje hajshe gjevrek me susam, mapa 45 minuta i pastrojshe farat tu bo nc nc,sot halli jot u bo t’haje levrek; deri dje hajshe peta me kungull, u bo halli jot t’haje tartuf ene kallamari; halli jot n’shkollë kishe ma shaum morra se njisha, u bo halli jot për Prada Gucci ene Louis Vitton; halli jot deri dje flinte n’shilte, u bo halli jot t’fjene n’hotel me pesë yje; halli jot deri dje pajte kaçak pi haxhi babës, u bo halli jot t’paje puro Kubane…

Halli jot…