Kategoritë

TRAUMAT E SOPIT Talenti i makiatos!

Në vendin tonë kemi talentë në të gjitha sferat, mirëpo talenti më i madh është ai i makiatos; talenti i makiatos zgjohet kryesisht në ora 11, herë pas here edhe më vonë. Ai posa zgjohet ditën e fillon me nervozë, duke bërtitur nëpër shtëpi, duke sharë shtetin që nuk i ofron punë, e duke sharë rrethin pse nuk i krijon mundësi që ky ta zhvillojë edhe më shumë talentin e tij, talenti i makiatos është ndër të rrallët që makiaton e mëngjesit e pi në drekë, është ekspert i trajtimit të lugës së plastikës.

Shkruan: Hasim Memishi Sopi

Talenti i makiatos edhe për fajin e tij, fajet i kërkon te dikush tjetër, bëhet nervoz kur makiatoja i vonohet disa sekonda, apo kur ia bëjnë disa milimetra më të gjatë se sa e pi zakonisht; talenti i makiatos ua din përmendësh tabelat të gjithë veturave në qytet; i din të gjitha femrat me kend janë dashuruar dhe të gjithë djemtë me cilat femra janë ndarë; talenti i makiatos është ekspert i futbollit, politikës, artit dhe shumë profesioneve tjera; talenti i makiatos mendon se mund të jetë edhe juri në “the voice” edhe trajner në shkëndijë edhe moderator në edicionin e lajmeve, talenti i makiatos e di cilat janë planet e Erdoganit dhe Putinit, mirëpo nuk e di se cka i ka përgatitur nëna për darkë..
Të tillë talent kemi shumë, me shpresë se do të ulet numri me hyrjen e vendit në NATO dhe BE.