• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Xvezdan Georgievski: Kultura dhe tradita janë më të rëndësishme për përkatësinë e dikujt, sesa vetë emri!

November 26, 2018
in BALLINA
Xvezdan Georgievski: Kultura dhe tradita janë më të rëndësishme për përkatësinë e dikujt, sesa vetë emri!
Share on FacebookShare on Twitter

“Çështjet e identitetit i kam mësuar përmes shembullit të cigareve “Jugosllavija”, filtër cigaret e para në shtetin Jugosllavi… Pas ndërprerjes së prodhimit të tyre, u paraqitën filtër “Oriental”, me integritetin e njëjtë vizual, e njëjta kuti, ngjyra e njëjtë, grafika e njëjtë, cilësia e njëjtë, ose jo cilësia. Unë menjëherë nisa t’i përdori “Oriental”, dhe të jem i sinqertë, emri nuk më pëlqeu aq shumë, por nuk më pengonte emri i ndryshuar”, deklaroi gazetari Zveydan Georgievski, në panelin “Humbje e identitetit ose… ?”, në organizim të CIVIL – Qendrës për Liri.  

“Kur e humb njeriu identitetin e tij në të vërtetë? Atëherë kur varroset në varreza, ose ndoshta qysh gjatë sëmundjes së tij kur ndryshon fiziku dhe psikologjia e karakterit të tij? Ose, ndoshta identiteti i tij mbijeton edhe pas vdekjes së tij përmes tregimeve, shkrimeve të tija ose shkrimeve për atë?”, ishin pyetjet të cilat ua parashtroi të pranishmëve në panelin gazetari Georgievski.

Ai bëri paralele me cigaret filtër “Jugosllavija” dhe me “zëvendësimin” e tyre, filtër “Oriental”.

“Pavarësisht nga emri, unë i quaja filtër Jugosllavija, deri në fund, edhe kur i blija dhe i kërkoja si Jugosllavija dhe asnjëherë nuk erdhi deri në ndonjë konfuzion mes shitësit dhe mua. Çdo herë më jepte “Oriental”, ose më thoshte, “sollën filtër Jugosllavija dhe më jepte paqetë “Oriental”…për këtë identitet duhanpirësi ishte shumë më e rëndësishme një gjë tjetër dhe jo emri, dhe fillova të mendoj se cila është ajo gjë e cila bëri që unë t’u takoj cigareve filtër “Jugosllavija”. Me sigusi, ndonjë kulturë e pirjes së duhanit dhe ajo shprehi të ndizet pikërisht ajo cigare dhe kundërmon ashtu. E përkthyer në ndonjë identitet kombëtar ose kolektiv, me siguri kultura dhe tradita janë shumë më të rëndësishme sesa vetë emri”, tha Georgievski.

“Fundja, mendoj, edhe pse tingëllon si herezi, se as gjuha nuk është aq e rëndësishme për identitetin, sa është kultura dhe ritet…Pyetja nuk është se si do ta ruajmë gjuhën, por si do ta avancojmë kulturën tonë”, vlerëson Georgievski.

“Pse do të dëshiroja, për shembull, t’i ndaj vlerat e shtetit Maqedoni. Ato qëndirme nacional -romantike, dheu në të cilin ke lindur – është atdheu yt. Unë kam lindur në Slloveni, dhe përveç faktit që kam lindur në Slloveni, nuk kam ndonjë marrëdhënie intime me atë shtet, gjegjësisht, kam sikur ndaj të gjitha shteteve tjera. Pse do të duhej të kem qasje intime ndaj Maqedonisë? Por gjithsesi, deklarohem si Maqedonas, tentoj të jetoj jetë të mirë nëkëtë shtet, që nënkupton se përpiqem të siguroj kushte të mira edhe për tjerët  rreth meje dhe të krijojmë ndonjë vend të mirë, të përshtatshëm për jetesë… Mendoj se duhet të mëremi me lidhshmërinë funksionale mes njerëzve në bazë të interesave tjera që do të jenë materiale dhe shpirtërore dhe të cilat do të mundësojnë jetë më të mirë”, theksoi Georgievski.

Biseda me gazetarin Georgievski është pjesë e projektit “Humbje e identitetit ose…?, të cilin e zbaton CIVIL-Qendra për Liri në bashkëpunim me Fondacionin Hajnrih Bell nga Gjermania. Qëndrimet e dhjetë ekspertëve dhe krijuesve të opinionit publik për çështjet e identitetit dhe shoqërore politike lidhur me procesin për tejkalimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, në periudhën e ardhshme do të publikohen në platformën mediatike të Civilit.

Dehran Muratov

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Përpunimi i tekstit: Diana Tahiri

Next Post
Sulmi në Kuvend nuk është patriotizëm!

Tani për tani, nuk ka falje për 27 prillin

Përgjithmonë CIVIL

Përgjithmonë CIVIL

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom