• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Georgievski: Identiteti “Antik” na grindi me fqinjët dhe me bashkësinë ndërkombëtare!

November 23, 2018
in BALLINA
Georgievski: Identiteti “Antik” na grindi me fqinjët dhe me bashkësinë ndërkombëtare!
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga themeluesit e VMRO-DPMNE dhe kryetari aktual i VMRO- Popullore, Ljubço Georgievski, në panelin “Humbje e identitetit, ose… ?” në organizim të CIVIL -Qendrës për Liri, theksoi se është optimist në aspektin e çështjes: “A do të ekzistojë identiteti maqedonas edhe pas Marrëveshjes së Prespës?”

“Gjatë dhjetë viteve të fundit, në Maqedoni ndodhi një nga ndryshimet më radikale të identitetit të një populli në Evropë, madje edhe në botë, të cilën ne, si dëshmitarë në historinë bashkëkohore mund ta shohim. Përnjëherë, nga ajo që të gjithë ne e dinim, dhe ishte normë mirë e vendosur – se populli maqedonas është pjesë e grupit sllav të popujve, përnjëherësh u shndërruam në Maqedonas antikë! Në diçka të veçantë, në diçka ekskluzive, në diçka që nuk ka lidhje me asgjë në botë, dhe nga kjo thurrëm një përrallë, në të cilën, për fat të keq, shumica filluan të besojnë. Ndërsa ata që ishin bartës të asaj ideje, mendoj se nga arsye të qarta marketingu e keqpërdorën që të fitojnë në zgjedhje”, thotë Georgievski.

Sipas kryetarit të nderit të VMRO-DPMNE, pikërisht ky identitet i rremë i ka dëmtuar shumë proceset politike të  Maqedonisë me shtetet fqinje dhe me bashkësinë ndërkombëtare, por, dëmin më të madh, identitetin e rremë, megjithatë, na e ka shkaktuar ne”.

“Në nivel psikologjik, ne u ngritëm mbi të gjithë tjerët, filluam të hyjmë në ndonjë film se ne jemi qendra e botës, se çdo gjë rrotullohet rreth nesh, se askush nuk mundet pa ne, ndërsa në esencë, shohi se nuk është ashtu, bota jeton edhe pa prezencën tonë… Dhe pa diskutim të veçantë, pa kinse- shkencëtarët që shkruanin libra dhe incizonin filma dokumentarë në atë temë. E gjithë kjo edhe ishte një kuazi- shkencë, na bombarduan dhe na shkaktuan pasojë afatgjate e cila besoj se do të zvarritet shumë vite pas këtyre ngjarjeve”, theksoi Georgievski.

Identiteti maqedonas, sipas Georgievskit, nuk është i rrezikuar nga kualifikacioni “E Veriut” ose “E Epërme” para emrit të shtetit, por nga qasja e maqedonasve etnikë ndaj identitetit të vet. Sipas tij, Maqedonasit nën sundimin Osman kanë arritur ta shpëtojnë identitetin me ruajtjen e kulturës dhe traditës.

“Kanë vallëzuar valle maqedonase, kanë kënduar këngë në gjuhën maqedonase dhe kanë folur maqedonisht…Hajde të shohim se sa ne vetë në Maqedoni kujdesemi për identitetin tonë maqedonas. Të vizitojmë një dasmë maqedonase, në festë maqedonase, ju siguroj se kombi bashkëkohor maqedonas dhe shteti bashkëkohor maqedonas janë të vetmit në Ballkan, ku kënga kombëtare është pakicë në krahasim me ndikimet tjera kulturore. Ne asgjë nuk veprojmë flasim për identitetin maqedonas, ndërsa kur duhet të festojmë një dasmë, ditëlindje ose ditën e emrit, ne nuk e këndojmë këngën maqedonase, dhe pastaj flasim se dikush tjetër e na e rrezikon identitetin maqedonas. Jo, ne vetë e rrezikojmë”, shton Georgievski.

Angella Petrovska

Kamera: Atanas Petrovski

Montazi: Arian Mehmeti

Përpunimi: Diana Tahiri

Next Post
Banorë(e)t e Çairit dhuruan xhaketa për ata që nuk kanë

Banorë(e)t e Çairit dhuruan xhaketa për ata që nuk kanë

Ish ministri transportit dhe lidhjeve pas 10 ditë paraburgim, kërkon lirim të tij

Ish ministri transportit dhe lidhjeve pas 10 ditë paraburgim, kërkon lirim të tij

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom