Kategoritë

MEMORANDUM Maqedonia dhe Kosova me bashkëpunim për qarkullimin e mallrave në vendkalimet kufitare

Këmbimi më i shpejtë i informatave për qarkullim të udhëtarëve dhe mallrave përmes vendkalimeve kufitare, lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër terrorizmit, janë qëllimet e Memorandumit për përforcim të bashkëpunimit në sferën e menaxhimit të integruar kufitar, që sot e nënshkruan koordinuesit nacionalë për menaxhim kufitar të Maqedonisë dhe Kosovës, Vlladimir Pivovarov dhe Isa Xhemajlaj.

“Sot nënshkruam Memorandum për bashkëpunim mes qendrave nacionale koordinuese mes Maqedonisë dhe Kosovës, që në esencë do të mundësojë këmbim më të shpejtë të informatave për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave përmes vendkalimeve kufitare, luftë kundër korrupsionit dhe luftë kundër terrorizmit. Ato janë tre gjërat themelore të cilat duhet të kenë përfitim pozitiv nga kjo marrëveshje”, tha Pivovarov.

Sipas tij, me këmbimin e shpejtë të informatave, ajo që sot ka paraqitur problem, do të tejkalohet, para së gjithash në qarkullimin më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, me çka qytetarëve, posaçërisht komunitetit afarist, si nga Maqedonia, ashtu edhe nga Kosova, do t’u mundësohet qarkullim dhe përfitim më i madh.

Tha se me Kosovën tashmë kanë pasur bashkëpunim në këtë plan gjatë verës së kaluar, kur ka pasur probleme teknike në komunikacionin e palës kosovare, por falë shërbimeve operative në Maqedoni dhe në Kosovë, para së gjithash në dogana dhe polici, ky problem u tejkalua dhe aspak nuk ka ardhur deri te stagnimi i këmbimit të mallrave dhe shërbimeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

“Me këtë protokoll treguam edhe një rrugë drejt Evropës, kjo është nxitje për të gjitha vendet në rajon, më mirë të bashkëpunojnë me besim mes dy palëve me qëllim që ta arrijmë qëllimin e përbashkët”, tha Pivovarov.

Lidhur me vendimine  djeshëm të Qeverisë kur është miratuar nevoja për menaxhim të përbashkët kufitar me Serbinë, dhe nëse është paraparë kjo të bëhet edhe me shtete të tjera, Pivovarov tha se qarkullimi më i shpejtë i mallrave dhe udhëtarëve është angazhim i të gjitha vendeve në rajon, jo vetëm i Maqedonisë.

“Ky është qëllimi që Maqedonia e para e filloi në rajon për qarkullim më të shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave, që gjatë periudhës së kaluar ishte problem serioz. Rreth një miliardë dollarë ekonomitë e Ballkanit humbin në vit për shkak të qarkullimit të dobët të mallrave. Prandaj projekti i aprë ka filluar me Shqipërinë dhe me Serbinë, pritet qarkullim me të vërtetë më i shpejtë në suaza të projektit ‘one stop shop’ dhe institucioneve nga Maqedonia dhe Serbia janë autorizuar të nënshkruajnë marrëveshje nga sferat në të cilat kanë interes të përbashkët”, theksoi Pivovarov.

Xhemajlaj tha se me nënshkrimin e Memorandumit lehtësohet këmbimi i mallrave dhe shërbimeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Tha se ky është takimi i tij i dytë me kolegun nga Maqedonia, gjatë të cilit sot u nënshkrua ky dokument.

Nënshkrimit të memorandumit, siç tha Xhemajlaj, i paraprinë aktivitete adekuate në minsitritë e punëve t[ë brendshme dhe në doganat e të dy vendeve, dhe para së gjithash me të në të ardhmen do të avancohet bashkëpunimi në luftën kundër krimit të organizuar, por do të lehtësohet edhe lëvizja e qytetarëve mes dy vendeve.