• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

2 nëntori gjatë shekujve

November 2, 2018
in BALLINA, LAJME
28 qershori ndër shekuj
Share on FacebookShare on Twitter

1699. – Lindi Zhan Batist Sharden, piktor francez. Temat në pikturimin e tij para së gjithash janë natyra e vdekur dhe interieri. I takon gjeneratës së paraardhësve të artit modern. Vdiq më 6 dhjetor të vitit 1779.

1721. Pas luftimeve kundër Mbretërisë otomane dhe Suedisë, me të cilat u përforcua Rusia në Detin e Zi dhe Baltik, Petar Veliki është shpallur për mbret i gjithë Rusisë.

1755. – Lindi mbretëresha franceze Maria Antoaneta, gruaja e Lujit të XVI dhe vajza e perandoreshës austriake Maria terezia, e cila ishte jashtëzakonisht e padëshiruar pas shpërthimit të revolucionit francez në vitin 1789. I referohet edhe thënia ironike, drejtuar popullit të uritur: “Nëse nuk keni bukë, hani ëmbëlsirë”. Nën akuzën se e ka tradhtuar Francën me atë që ishte në lidhje me oborrin vjenez, në vitin 1793 i hiqet koka me gijotinë.

1795. – Sugar Creek, North Carolina u  lind James K. Polk. Sugar Creek President i SHBA-ve. James vdiq më 15 qershor1849 në Nashville, Tennessee. Ishte Presidenti i 11-të amerikan.

1815. – Lindi matematicienti anglez Xhorxh Bull, krijuesi më i rëndësishëm i logjikës bashkëkohore matematikore dhe “Algjebrës së Bullit”, kyçe për zhvillimin e llogaritësve. Për shkak të varfërisë, kreu vetëm shkollën fillore, por vetë i mësoi gjuhët klasike dhe gjuhët franceze, gjermane dhe italiane. Në bazë të detyrave të kryera matematikore, në vitin 1849 u emërua profesor i matematikës në kolexhin në Kork, pas çka e shkroi veprën më të rëndësishme “Hulumtim i i ligjit të mendimeve”.

1865. – Warren Gamaliel Harding lindi më 2 nëntor në Blooming Grove, Ohio; vdiq më 2 gusht1923 në San Francisco, Kalifornia. Ishte një politikan amerikan dhe Presidenti i 29-të i SHBA-ve.

1873. – Në një fabrikë në Çikago të shtetit Illinois, filloi prodhimin e telit me gjemba. Teli me gjemba ishte shpikur nga fermeri Joseph Glidden, si mjet për gardhe që ndërtonte për të ndaluar bizonët dhe bagëtitë që të mos hynin në arat e tij dhe të dëmtonin të korrat.

1913. Ka lindur aktori amerikan Barton Stiven Lankaster, i njohur si Bert Lankaster.

1917. – Britania e Madhe me Deklaratën e Ballfurit u angazhua për themelimin e shtetit hebraik në Palestinë.

1930. – Haile Selassie u kurorëzua Perandor i Etiopisë.

1936. – U themelua rrjeti televiziv kanadez CBC.

1938. – Në Mynih u arrit marrëveshja famoze ndërmjet Hitlerit, Musolinit, Çembërlenit dhe Denadjes, sipas së cilës Çekosllovakia duhej t’ia linte rajonijn e Sudeteve Gjermanisë. Më pas, Hitleri bëri pakt miqësie me Francën dhe Anglinë, duke paralajmëruar se Gjermania nuk kishte më pretendime territoriale në Evropë, por së shpejti, këtë deklaratë “solemne” e demantoi me pretendimet e veta të reja për pushtimin e territoreve të huaja.

1950. – Në Hartforshir vdiq Xhorxh Bernard Sho, shkrimtar britanik, romancier, kritik i muzikës dhe i dramës dhe autor i shumë dramave të cilat i sjellin reputacion dramaturgut të njohur në shekullin 20. Në vitin 1925 e fitoi Çmimin Nobel për letërsi.

1953. – Parlamenti pakistanez e shpalli vendin Republika Islamike Pakistanit.

1964. – Në Arabinë Saudite u hoq nga froni mbreti Saud, ndërsa mbret u shpall princi Fejsal.

1962. – Presidenti John Kennedy u tha amerikanëve se raketat sovjetike në Kubë ishin çmontuar. Kriza e Raketave në Kubë po merrte fund. Presidenti Kennedy kishte deklaruar më 22 tetor se prania e raketave dhe e avionëve bombardues sovjetikë në Kubë ishte një kërcënim i qartë ndaj paqes dhe sigurisë së krejt hemisferës perëndimore.

1965. – Norman Morrison i vuri vetes zjarrin në shenjë proteste kundër përdorimit të lëngjeve djegëse qe po përdorte Amerika në luftën në Vietnam.

1965 – Shah Rukh Khan, aktor indian i lindur më 2 nëntor 1965 në New Delhi, Indi dhe tani për tani është aktori më i suksesshëm i Bollivudit. Shah Rukh Khan së pari karrierën e tij e ka filluar në një serial-tv “Fauji” ku pastaj është bërë i njohur për publikun indian por fama e tij është rritur më shumë në rolin kryesor të filmit “Deewana” (Çmenduri).

1982. – Filloi transmetimi i televizionit Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar.

1984. – Velma Barfield është gruaja e parë e dënuar me vdekje në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1962, gjithashtu femra e pare qe u ekzekutua me injeksion. Ajo kishe vrare dhjetëra persona në mënyrë nga me te ndryshmet, si djegie, helmim etj.

1988. – Krimbi i Morrisit është lloji i parë i virusit kompjuterik i shpërndarë në internet.

1995. Ish-ministri i Mbrojtjes së Afrikës Jugore Magnus Mallan dhe 10 oficerët të lartë të pensionuar u arrestuan nën akuzën për vrasje gjatë regjimit të aparteidit.

2004. – Vdiq presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Zayed bin Sultan Al Nahyan. Në krye të Emirateve ishte nga fitimi i pavarësisë nga sundimi britanik dhe formimi i Unionit në vitin 1971.

2015. Ish-senatori dhe aktor amerikan, Fred Tompson, ka vdekur në moshën 73-vjeçare. (MIA)

Next Post
Me vranësira dhe më i freskët me reshje të shiut

Diell dhe vranësira

Qeveria: Shaqiri përkohësisht është angazhuar si bashkëpunëtor i jashtëm për luftë kundër radikalizmit

Amendamentet e tetë deputetëve në proces

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom