• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Maqedonia në letër e gatshme për e-tregti, në praktikë në vendin e parafundit në Evropë

October 26, 2018
in BALLINA, LAJME
Maqedonia në letër e gatshme për e-tregti, në praktikë në vendin e parafundit në Evropë
Share on FacebookShare on Twitter

Në letër Maqedonia ka përgatitje të shkëlqyer për e-tregti, por në praktikë është në vendin e parafundit nga të gjitha shtetet evropiane me vetëm 20 për qind blerës onlajn, ishte theksuar në Konferencën e sotme të parë për e-tregti në Maqedoni, që po mbahet në Shkup.

Të dhënat statistikore të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë tregojnë se qytetarët e  Maqedonisë në gjysmën e parë të këtij viti kanë shpenzuar 63 milionë euro për blerje onlajn që paraqet rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por, megjithatë, ende mbesin prapa në krahasim me përqindjen e onlajn blerësve në suaza evropiane.

“Nëse krahasojmë me gjysmën e parë të vitit të kaluar kemi rritje prej 20 për qind, por ajo që na gëzon është ajo që rritja drejtë tregtarëve vendor është më e madhe, se sa drejtë të huajve. Kjo nënkupton që qytetarët e  Maqedonisë kanë shpenzuar më shumë para për blerjet brenda vendit me çka ndryshohet trendi, gjegjësisht struktura e blerjes është 65 për qind drejtë kompanive të huaja përkundër vitit të kaluar kur kishte 70 për qind drejtë kompanive të huaja”, deklaroi Nina Angellovska, kryetare e Asociacionit për e-tregti të Maqedonisë dhe bashkëthemeluese dhe drejtore e Grouper.mk.

Sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, duhet të punohet në atë që qytetarët të jenë të sigurt se të dhënat e tyre personale do të mbrohen gjatë blerjes onlajn.

Ajo që na përket ne dhe për çka ne duhet të punojmë është që qytetarët të jenë të sigurt se të dhënat e tyre personale janë të mbrojtura edhe nga aspekti i ligjeve, por edhe nga aspekti i kompanive të cilat i ofrojnë këto shërbime.  Në këtë drejtim e miratuam Strategjinë e re për siguri kibernetike dhe e kemi Planin Aksional për siguri kibernetike që duhet të zbatohet edhe nga ana e institucioneve edhe nga ana e biznes sektorit.  Me një fjalë Maqedonia ecë drejtë digjitalizimit dhe rezultatet e para të dukshme qytetarët do të mund t’i ndjenjë në  fillim të vitit 2019, përmes regjistrit dhe portalit të ri kombëtar për shërbime elektronike.

Nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik thonë se tashmë ka projekte të cilat i financojnë, ndërsa në portofolin e tij parashikojnë mënyra të reja se si produktet dhe shërbimet e tyre të arrijnë deri te konsumatorët final.

“Mbështetja në pjesën e inovacioneve ndoshta me fokus të veçantë të e-tregtisë do të vazhdojë edhe në javën e ardhshme.  Tashmë jemi në përgatitje të thirrjeve të reja dhe vëllimi i përgjithshëm për vitin 2019 sipas planit afatshkurtër për punë të Fondit për Inovacione është rreth 12,5 milionë euro”, deklaroi drejtori i Fondit të Inovacioneve Jovan Despotovski.

Shkaqet se pse Maqedonia në letër është e gatshme për e-tregti, por jo edhe në praktikë, do të kërkohen në konferencën e sotme në të cilën marrin pjesë rreth 370 përfaqësues të kompanive, bankave, organizatave, institucioneve qeveritare dhe fakulteteve. Në mesin e pjesëmarrësve ka përfaqësues nga 10-të vende.

Tags: E-commercee-tregtiMaqedonia
Next Post
Kërzhallovski dhe Musliu mbështesin procesin, Arifi nuk preferon hapje të çështjeve tjera

Kërzhallovski dhe Musliu mbështesin procesin, Arifi nuk preferon hapje të çështjeve tjera

Vranësira të ndryshueshme me periudha diellore

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë.

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom